3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bashkëpunimi ndërkufitar i zorit

Më të lexuarat

Ylber Sumën e njohin të gjithë doganierët e pikës kufitare Kosovë-Maqedoni, në Han të Elezit. Madje legjitimimin e kryen shumë shpejt, pasi njihet prej të gjithë zyrtarëve kufitarë të të dy pikave.

Suma çdo mëngjes merr rrugën prej qytezës më të thellë juglindore të Kosovës në luginën ndërmjet Karadakut e Sharrit, për në Shkup.

 

Ai me vetiniciativë ka hapur një biznes të vogël për shitjen dhe ndreqjen e kompjuterëve në kryeqytetin e shtetit fqinj. Në këtë mënyrë mundohet të sigurojë jetesën.

 

“Nuk e kam hapur në Han të Elezit se vendi i vogël e nuk ka punë”, thotë Suma, që ka diplomuar në fakultetin elektroteknik.

 

Ai shpenzon së paku pesë euro në ditë për udhëtimin vajtje-ardhje dhe për ushqim. “150 euro paguaj qira. Pak mbetet prej kësaj pune, por sa mos me nejtë”, thekson Suma, i cili ende nuk i ka mbushur 30 vjet.

 

Suma kishte migruar para dy vjetësh në Francë. Është kthyer vitin e kaluar, për shkak se nuk i ishte dhënë leje qëndrimi dhe pune në shtetin francez. Gjatë qëndrimit në Francë, për bashkëshorten dhe djalin e tij ishin përkujdesur dy vëllezërit dhe babai./Express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit