-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ushqehuni sipas grupit të gjakut që keni

Më të lexuarat

Njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me paraardhësit tanë e me stilet e ndryshme të jetesës.Të ushqyerit sipas gupit të gjakut ka një rëndësi të veçantë pasi është dhe mënyra më e mirë për të pasur një organizëm të shëndetshëm.

Dieta sipas grupit sanguin është një ndarje që ndihmon për të kuptuar ushqimin sipas grupeve, ku kryesisht me mish ushqehet (grupi 0), me perime (grupi A) dhe qumësht apo mish kafshësh (grupi B).

Grupi 0 – të përkushtuar kryesisht për gjueti. Ushqimet e rekomanduara: viçi, qengji, mish dele,mish viçi, mish dreri, por edhe peshk, perime dhe fruta nga kjo listë përjashtohen drithërat, lakra, djathi, bishtajore, vezë.

Grupi A – Të konsideruar fermerë, njerëzit që i përkasin grupit të gjakut A tretin më mirë karbohidratet e proteinave shtazore. Sipas teorisë së D’Adamo-s, baza duhet të jetë në fruta dhe perime, duke shmangur mishin dhe burime të tjera me origjinë shtazore.

Rekomandohen: djathë dhe qumësht soje, vaj liri, vaj ulliri, kikirikë, fara kungulli, fasule të kuqe, fasule, thjerrëza, qiqra, oriz dhe thekër, të gjitha llojet e zarzavateve me gjethe të gjerë. Nuk rekomandohet: mishi, embrioni i grurit, portokalli, mandarina.

Grupi B – Grupi i gjakut B, blegtorë që hanin kryesisht mish dhe produkte të qumështit. Rekomandohen: mishi i kafshëve të fermës: mish qengji, pule dhe lepuri; por edhe perime, vezë dhe qumësht me yndyrë të ulët. Nuk rekomandohen: misri, gruri, thjerrëzat, domatet, kikirikë, farat e susamit.

Grupi AB – Kombinon tiparet e grupit A dhe grupit B, që do të thotë se ky grup u përket të përkushtuarve vetëm në kultivimin e tokës. Ashtu si grupi A, edhe ky grup nuk i tret mirë proteinat e kafshëve, por në mënyrë paradoksale ka tendencë për të ngrënë mish, ashtu si grupi B.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit