E besoni apo jo, por kjo gjendet në Kosovë, në afërsi të kryeqytetit. Një rrugë që e kapluar balta në ekstremet e saja dhe ka bllokuar banorët e asaj lagje. Murat Dibrani ka postuar këtë fotografi duke shkruajtur: “Si ti qojmë fëmijët në shkollë”
Të shumtë komentues kanë shkruar se kjo nuk ndodh as në vendet e Afrikës dhe kanë shprehur indinjatën e thellë me institucionet e Kosovës, që këtë pjesë të banuar kryesisht me romë dhe ashkalinjë, ta lënë në këtë gjendje.