-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ushqimet dhe bimët me veti antibiotike natyrore

Më të lexuarat

Duke marrë parasysh se njerëzit po bëhen gjithnjë e më rezistues ndaj antibiotikëve farmaceutikë, nuk do të ishte keq sikur çdo ditë të konsumojmë ushqime të cilat mbrojnë kundër baktereve, pavarësisht nëse jemi të ftohur apo jo.

Mjalti – Mjalti është përdorur si një antibiotik në kultura të ndryshme në mbarë botën, edhe kur antibiotikët sintetikë nuk ekzistonin ende. Mjalti përmban një enzimë e cila prodhon peroksid hidrogjeni dhe pengon rritjen e baktereve, transmeton Koha.net. Në mjekësinë kineze, konsiderohet se mjalti vepron mirë edhe në mëlçi, neutralizon toksinat dhe zvogëlon dhimbjet.

 

Lakra – Përveç brokolit, lulelakrës dhe lakrës së Brukselit, lakra ka qenë prej kohësh e njohur për vetitë e saj shëruese. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C, ajo konsiderohet si një antibiotik natyral, ndërsa lëngu i lakrës rekomandohet për trajtimin e ulcerave të stomakut. Lakra e papërpunuar është e dobishme për trajtimin e mastitit.

 

Ushqimi i fermentuar – Mjekët rekomandojnë gjithnjë e më shumë konsumimin e probiotikëve gjatë trajtimit me antibiotikë për t’i zëvendësuar bakteret e mira të cilat shkatërrohen në aparatin e tretjes. Megjithatë, perimet e fermentuara (turshitë), perimet si lakra turshi dhe trangujt turshi, mund të jenë më të mira se probiotikët.

 

Qepa dhe hudhra – Si qepa ashtu edhe hudhra përdoren për të trajtuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Dihet që hudhra mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve dhe luftimin e viruseve, ndërsa qepa shkatërron radikalet e lira të cilat mund të shkaktojnë kancer.

 

Erëzat – Shumë bimë të cilat përdoren si erëza kanë veti antibiotike. Lista është e madhe, ndërsa do t’i listojmë vetëm disa: trumza, basili, kanella, sherbela, rozmarina, balmi i limonit, rigoni, karafili, gjethe dafine, kopra, xhenxhefili, anisi, majdanozi, shkruan care2.com. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit