Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar çështjen e emërimit të Gent Cakajt, Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.
Molliqaj në Zona B derisa ka folur për procesin nëpër të cilin kaloi Cakaj deri në emërimin e tij në pozitën e ministrit të Jashtëm, ka thënë se ai duhet të mësohet me kritikat dhe sulmet, njofton Klan Kosova.
”Gent Cakaj të mësohet me kritika dhe sulme”.
”Por, as Gent Cakajt e askujt s’ja dëshirojë sulmet shpifëse dhe tendencat për denigrim personal politik nga kushdo që vjen”.
”Partitë politike që janë të ndërtuara nga një mision historik, nisen me mision historik dhe shndërrohen në sekte politike, e sektet politike kushdo që del prej tyre është më i keqi i mundshëm në botë”.
”Edi Ramën nuk e patëm takuar në vitin 2013 si Lëvizje Vetëvendosje, për shkak se kishte bërë koalicion me Ilir Metën për të cilin ishte dal afera për korrupsion me Qeverisjen Berisha dhe si rezultat i protestave të opozitës ndodhën katër vrasje”.
”E as nuk e takuam Ilir Metën por ne as me Edi Ramën s’u takuam i cili kishte bërë koalicion me një të korruptuar dhe ishte atakuar si vrasës”.
Molliaj më tej ka thënë se nuk ishte pajtuar me largimin e tij nga Vetëvendosja.
”Këtu ishte Gent Cakaj që dha kontributin e tij në Vetëvendosje, u largua, por unë s’jam pajtuar për largimin e tij nga Vetëvendosje por ai kishte pikëpamjet e tij në atë kohë”.
”Në 2013 ndodhi e njëjta me Ilir Metën. Në 2018-ën ndërrohen anët. Sekti politik vendos ta sulmojë një ish-anëtar të vetin vetëm se po bëhet ministër i një kryeministri me të cilin kishin mospajtime politike, dhe bëri aleatin kryesor personin që e quante vrasës dhe të korruptuar Ilir Metën”.
”Presidenti i Shqipërisë, një person jokredibil politik, vendos një mosdekretim ndaj Gent Cakajt mbi bazat politike jologjike, me arsye që ministri s’mund të dekretohet sepse ka këtë qëndrim politik për zgjidhjen procesit në Kosovë”
”Po supozojmë që është e vërtetë, por politikën e jashtme të një shteti s’e vendos ministri i Jashtëm por kryeministri”.
”Shpifjet tjera kanë qenë të mëdhaja ndaj Gentit”.