-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Banane të prishura nga Costa Rika, AKU merr masa

Më të lexuarat

AKU bllokon dhe kthen në origjinë 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rika Shkak, produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

NJOFTIMI I PLOTË

Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin në Pikat Doganore në të gjithë vendin.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit