4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ai ishte Tito jugosllav, apo një gjeneral rus që i vodhi identitetin Josipit të vërtetë?

Më të lexuarat

Zyrtarisht thuhet se Josip Broz Tito lindi në Kumrovac, Kroaci. Po për shumë studiues, origjina e ish-udhëheqësit jugosllav, është e mistershme. Studiuesi Momçillo Jokiç, mendon se Josip Brozi i vërtetë ishte një kroat që vdiq në Vjenë të Austrisë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e mori agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz. Ky i fundit, ishte djali jashtëmartese i një konteshe polake.

Ndërkohë sipas një tjetër hipoteze, Tito ishte fëmija jashtëmartesor i të ëmës Maria, dhe i një polaku hebre. Edhe vëllai i tij, që e takoi pas shumë vitesh, nuk e njohu. Vetë CIA në një analizë të një fjalimit të Titos, arriti në përfundimin se ai e fliste serbo-kroatishten me një theks të huaj, dhe se mund të ishte me origjinë ruse ose polake.

Ndërkohë Marijan John Markul, u tha agjentëve të FBI-së në vitin 1955, se ai që njihej si marshalli Tito, nuk ishte Tito i vërtetë, por një agjent rus që mori identitetin e Titos, kur Josipi i vërtetë vdiq në Rusi në vitin 1937, i sëmurë nga tuberkulozi. Markul pretendoi se e kishte takuar 2 herë Titon në vitin 1953.

Ai vuri re se marshalli Tito kishte 5 gishta në secilën dorë, kur Tito i vërtetë kishte humbur gishtin e mesëm dhe gishtin tregues të dorës së tij të majtë. Ai shtoi se Tito që takoi ishte i mirë-arsimuar dhe i binte pianos, ndërsa i vërteti ishte e paarsimuar, dhe pa asnjë lidhje me muzikën. Për më tepër, Markul pohoi se Josip Broz ishte rreth 180 cm i gjatë, ndërsa “i rremi” ishte vetëm 160 cm. Sipas Markul, Zivko Topaloviç, që e njihte shumë mirë Titon e vërtetë, besonte se personi që e paraqiste veten si Tito, ishte në fakt gjenerali rus Nikolai Lebedev.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit