4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Qeveria gati të bjerë, Ramush Haradinaj thotë se kjo mund të jetë java e tij e fundit si kryeministër

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me tensionin brenda qeverisë së tij me aleatin PDK.

Ai ka folur edhe për mundësinë e rrëzimit të shpejtë të qeverisë së tij.

Haradinaj ka thënë se nuk ka frikë nga zgjedhjet.

“Zgjedhjet janë të shëndetshme dhe aleati im mund të ndërmarrë veprime për të ikur nga qeveria“, është shprehur ai.

“Nuk kam frikë nga zgjedhjet edhe sikur ato mund të ndodhin shumë shpejt“, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë se brenda javës qeveria që ai drejton mund të bjerë, për shkak se mund të tërhiqet Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Kadri Veseli.

Shefi i PDK-së sot ka propozuar që taksa ndaj Serbisë e Bosnjës të pezullohet për 120 ditë.

Haradinaj këmbëngul se nuk do ta heqë atë derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit