Hajdut më i guximshëm, rrallë herë është parë. Por u kap. Autoritetet ruse njoftuan arrestimin e një 31 vjeçari rus që ka kryer një vjedhje aq të thjeshtë po aq sa spektakolare në galeritë Tretiakov, një nga muzetë më të famshme të Moskës.
https://twitter.com/lentaruofficial/status/1089798878600286208
Video e vjedhjes së pabesueshme
Vjedhja, e cila është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ka një skenar pothuajse të pabesueshëm: djaloshi, pasi shijon pamjen e pikturës së piktorit rus Arkhip Koundji, “Krimea. Ai Petri”, e realizuar në vitet e para të shekullit XX, thjesht mendoi të hiqte veprën e artit nga muri dhe ta merrte me vete, në prani të dhjetëra vizitorëve që nuk reagojnë ose nuk kuptojnë çfarë kanë ndodhur.
Piktura e vjedhur, e piktorit rus Arkhip Koundji
Vepra e artit e vjedhur nga “Lupeni” rus u gjet e fshehur vetëm disa ditë më vonë në një kantier.
Muzeu Tretiakov
Galerita Tretiakov u hap për herë të parë në vitin 1856, me vepra të artistëve të kalibrit të Chagall, Kandinsky dhe Malevitch.