Përbërësit:
1 kg patate të ziera
4 – 5 thelpinj hudhër
lëngu i 1 – 2 limonëve
3 lugë gjelle uthull
1 lugë çaji kripë
1 filxhan çaji vaj
Përgatitja:
Qërojmë patatet e ziera dhe i ruajmë të ngrohta. Marrim hudhrën dhe kripën dhe i shtypim. Pastaj i kalojmë në mikser, i bluajmë dhe pastaj shtojmë në të limonin dhe vajin. Në qoftë se shohim që skordhani është shumë i trashë i shtojmë ujin që kemi ruajtur nga patatet e ziera. Mund të shtojmë dhe bajame të pastruara dhe të grira.