-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Irritohen myslimanët, kompania britanike shkruan “Allah” te letrat higjienike

Më të lexuarat

Myslimanët janë irrituar së fundmi me një kompani britanike. Ata pretendojnë së në letrat higjienike të kompanisë M&S (Marks dhe Spencer) është shkruar fjala “Allah”. Për këtë arsye myslimanët bëjnë thirrje që të bojkotohet kjo kompani.

Nga ana tjetër “M&S” këmbëngul se dizajni tregon një fletë aloe vera, por më shumë se 2,000 myslimanë kanë nënshkruar një peticion duke akuzuar kompaninë për “ofendim të qëllimshëm të fesë myslimane”.

“The Sun” shkruan se një video e shpërndarë në YouTube dhe në mediat sociale ku tregohet së në këto letra higjienike është shkruar “Allah” ka nxitur zemërim të madh të myslimanët.

Një komentues në platformën YouTube  shkruan “Turp për kompaninë M & S. Unë kurrë nuk kam pritur që M & S të shkojë kaq poshtë moralisht dhe unë mbështes bojkotin e plotë ndaj M&S”.

M&S iu përgjigj kritikave në Twitter duke thënë: “Figura e stampuar tek rrotullat e tualetit “Aloe Vera”, të cilat janë shitur për më shumë se pesë vjet, është pa asnjë diskutim një fletë aloe vera, ne kemi të hetuar dhe të konfirmuar këtë nga partnerët tanë“. Por kjo deklaratë e M&S nuk e ndaloi zemërimin.

“Vëllezër dhe motra, është për të gjithë, të bëjmë një ndryshim, ju lutemi nënshkruani këtë peticion, kështu që M & S të detyrohet të heqë terat e tualetit ose të ndryshojë dizajnin, ne nuk duhet të pranojmë këtë ofendim“, shkruajnë në peticionin e tyre myslimanët e irrituar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit