Një automjet shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ndërsa policia ka marrë në pyetje pronarin e saj, mjekun kardio-kirurg Dervish Hasi.
Gjatë deponimit, mjeku ka thënë se nuk kam konflikte me askënd. Po kështu ka shpjeguar se e kishte parkuar mjetin në rrugën “Belul Hatibi” dhe kishte hyrë në xhami. 10 minuta më pas është dëgjuar shpërthimi. Një nga pistat që po heton policia është ajo për shkak të profesionit edhe pse ndaj tij nga patur ndonjëherë kallzime në polici.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse, automjeti i mjekut u dëmtua pjesërisht në derën e pasme.