Ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni, ka prekur gjithë Kosovën me rastin e tij.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe pikërisht më 31 dhjetor u mësua se ai nuk i mbijetoi asaj dhe vdiq.
Avni Hyseni ka qenë luftëtari i luftës në Kosovë dhe asaj në Preshevë.
Ai po ashtu ka qenë edhe truprojë e kryeministrit Ramush Haradinaj në kohën para se ai të ftohej në Hagë.
Hyseni ka pasur edhe profil në Facebook në të cilin ka qenë shumë aktiv.
Postimi i tij i fundit në këtë rrjet social është bërë më 4 dhjetor.
Dhe ai është pikërisht një hadith i Muhamedit a.s.
“Shenajt e hipokritit janë:
Kur flet, gënjen,
Kur premton, nuk e mbanë premtimin,
Kur i besohet, tradhton.
Muhammedi a.s.”,
Kishte shkruar Hyseni me një fotografi të komisionerit Johannes Hahn.