-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bien shitjet e kompjuterëve tabletë, cilat janë arsyet?

Më të lexuarat

Shpërthimi i shitjeve të modeleve iPhone ishte forca kryesore, që ndikoi në rritjen e jashtëzakonshme të të ardhurave të Apple. Megjithatë, pjesa tjetër e biznesit të kësaj kompanie nuk rezultoi aq e suksesshme gjatë tremujorit të fundit të 2014-s.

Bëhet fjalë për iPad-ët. Në tre muajt e fundit të 2014-s, Apple shiti 21,4 milionë njësi, një shifër kjo më e ulët se 26 milionë, që u shitën në të njëjtën periudhë një vit më parë. Kjo nënkupton se shitjet kanë pësuar një rënie me 17,7%. Por, sipas studimeve nga firmat e kërkimore IDC dhe Canalys, kompjuterët tabletë të Apple nuk ishin të vetmit, që pësuan rënie të shitjeve gjatë vitit 2014. Firmat e lartpërmendura dolën në përfundimin se shitjet e tabletave kanë rënë në tërësi në gjithë botën. Disa nga arsyet pse tabletët nuk po preferohen aq shumë nga konsumatorët janë:

– Blerësit e një tableti e mbajnë një të tillë për një kohë të gjatë. –

Në vitin 2010, pati një prirje që njerëzit të ndërronin tabletët e tyre mesatarisht një herë në 12, ose 18 muaj. Por sipas dhe CEO-s Tim Cook të Apple, ky cikël ka filluar të zgjasë më shumë në ditët e sotme. Jetëgjatësia e një tableti është bërë e lartë, sidomos kur bëhet fjalë për një tablet me sistem operativ iOS.

 

– Smartfonët me ekran të madh po korrin sukses. –

Ulja e shitjeve të iPad-ëve ka ardhur edhe si pasojë e hyrjes në treg të pajisjeve, që quhen “phablet”, të cilët realisht janë smartfonë, por me përmasat dhe ekranin e një tableti. Si fillim, këto pajisje u hodhën në treg nga prodhues Android. Konsumatorët mendojnë se një “phablet” mund të kryejë punët e një smartfoni dhe tablet së bashku, ndaj priren të blejnë një të tillë. Canalys raportoi se në tremujorin e fundit të 2014-s, phablet-ët 7 inç përbënin gati gjysmën e dërgesave të sistemit operativ Android. Kompania Apple gjithashtu e kuptoi këtë tendencë të tregut, ndaj edhe vendosi të sillte në treg dy telefonë inteligjentë me ekrane të mëdhenj; iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, që u cilësuan si smartfonët më të suksesshëm të Apple.

 

– Laptopët janë konkurentë të fortë. –

Traditat e gazetarisë teknologjike diktojnë se çdo produkt i ri, që futet në treg, duket të ketë aftësinë të “vrasë” një tjetër në të njëjtën kategori. Në rastin e tabletëve, viktima duket se ishin laptopët në vitin 2010. Por gjithsesi, rivalët e tyre i kanë rezistuar më së miri kohës. Një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se laptopi është më funksional dhe profesional në të njëjtën kohë. Gjatë vitit, që shkoi, laptopët Mac të Apple patën shitje të suksesshme. Një faktor tjetër pse laptopët preferohen kaq shumë është padyshim dhe çmimi ekonomik, me të cilin ata ofrohen, sidomos në Evropë dhe SHBA.

– Samsung dhe Amazon janë përfshirë nga një periudhë e vështirë. –

Apple nuk ishte i vetmi prodhues tabletash, që shiti më pak njësi gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitet e mëparshme. Në rënien e numrit total të shitjeve të tabletave ka dhënë një kontribut të madh edhe Samsung, duke raportuar një rënie prej 18,4%. Si për mos t’u mjaftuar me kaq, edhe Amazon pati një tremujor të fundit të keq në 2014-s. IDC raportoi se shitjet e kësaj kompanie ranë nga 5,8 milionë në 1,7 milionë njësi. Mendohet se tableti i kompanisë Fire HD nuk u cilësua si një i tillë për shkak të përmasave të ekranit.

 

– A ka ndikuar inovacioni? –

Teoria finale zbulon se shitjet e ulta të tabletëve kanë ardhur edhe si pasojë e rritjes së inovacionit. Çdo ditë e më shumë, kompanitë po sjellin risi në produktet e tyre për t’i bërë ato sa më interesante para syrit të konsumatorëve. Njohja e shenjave të gishtërinjve, njohja fytyrës, apo zërit dhe asistentët virtualë po rrisin kërkesat e konsumatorëve ndaj inovacioneve dhe prandaj tabletët duhet të përditësohen dhe të ecin me hapin e kohës, në mënyrë që shitjet e tyre të rriten. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit