-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Përfitimet që na sjell leximi: Pse duhet të lexojmë çdo ditë

Më të lexuarat

Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër, ose një artikull substancial të ndonjë reviste? Shprehitë tuaja ditore të leximit a përqendrohen në statusa të Facebook-ut, apo lexoni diçka tjetër?

Nëse jeni në mesin e shumë njerëzve të cilët nuk e kanë shprehi të lexojnë rregullisht, atëherë janë duke iu ikur një sërë përfitimesh!

Këto janë përfitimet të cilat i sjell leximi dhe këto përfitime do t’ju nxisin të filloni të lexoni çdo ditë!

Stimulimi mendor
Studimet e shumta kanë treguar se duke qëndruar të stimuluar mendërisht ju mund ta ngadalësoni progresin (ose edhe ta parandaloni krejtësisht) e Alzheimerit dhe demencës, pasi që e mbani trurin aktiv dhe angazhimi i trurit e parandalon atë ta humbë fuqinë që ka.

Njëjtë sikurse çdo muskul tjetër në trup, edhe trurit i nevojiten ‘ushtrimet’ për ta mbajtur të fortë dhe të shëndetshëm.

Edhe lojërat si fjalëkryqi ose shahu janë dëshmuar se ndihmojnë në stimulimin e trurit.

Reduktimi i stresit
Pavarësisht sa stres keni në punë, në lidhje personale ose në sfida të panumërta me të cilat përballeni çdo ditë, të gjitha i harroni kur e zhytni veten në një tregim magjeps.

Një novelë e shkruar mirë mund t’ju transportojë në dimensione tjera dhe ju bën t’i harroni krejtësisht brengat.

Njohuritë e përgjithshme
Çdo gjë që e lexoni jua mbush kokën me copa të reja të informacionit, dhe asnjëherë nuk e dini kur ato informacione do t’ju hynë në punë.

Aq më shumë njohuri që keni, aq më të përgatitur jeni për t’u ballafaquar me sfidat e së ardhmes. Fundja fundit, llogariteni kështu: gjithçka në këtë jetë mund ta humbni – punën, paratë, shëndetin, familjarët – por njohuritë tuaja askush nuk mund t’jua vjedhë!

Zgjerimi i fjalorit
Kjo përshtatet me arsyen e mësipërme: aq më shumë që lexoni, aq më shumë fjalë të reja do të mësoni dhe në mënyrë të pashmangshme ato bëhen pjesë e pandashme e fjalorit tuaj ditor.

Duke lexuar çdo ditë, ju filloni t’i artikuloni fjalitë më mirë dhe flisni me më vetëbesim.

Kjo veti mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj jashtëzakonisht shumë.

Përmirësimi i memories
Kur lexoni një libër, ju duhet t’i mbani në mend personazhet, historitë e tyre, ambiciet, etj.

Këto pra janë shumë informacione që duhet mbajtur mend, por siç tregon shkenca, çdo memorie të re që e krijoni, i forcon ato të kaluarat dhe ndihmon në memorien afatshkurtër.

Pra, leximi domosdoshmërish ju ndihmon ta përmirësoni memorien.

Aftësi më të forta të mendimit analitik
A ju ka rastisur ndonjëherë ta lexoni një novelë mister dhe ta keni zgjidhur misterin para se të përfundon libri?

Nëse po, atëherë ju keni qenë të aftë të mendoni në mënyrë analitike dhe kritike.

Kjo aftësi ju hyn në punë në çdo fushë të jetës, ndërsa leximi veçse e zhvillon atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit