-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sa është e rrezikshme ta mbani urinën?

Më të lexuarat

Keni dëgjuar ndoshta për zvarritjen e kohës së gjumit, po çfarë me atë të kohës në tualet? E dini, kur keni nevojë që të urinoni por nuk e bëni derisa këmbët tuaja të kryqëzohen dhe mezi e mbani atë.

 

Nëse kjo ju ndodhë për shkak se gjendeni në një takim të rëndësishëm, duke bërë ndonjë punë të rëndësishme apo diçka tjetër, ju duhet ta dini se cilat janë rreziqet nga mbajtja e urinës për një kohë.

 

Një urolog nga SHBA-ja, Benjamin Brucker ju jep disa këshilla të rëndësishme për këtë rast.

 

Sa gjatë është në rregull që ta mbani?

Kapaciteti fizik i trupit tuaj për ta mbajtur urinën është i bazuar në disa gjëra: “Shumicën e kohës femrat mund ta mbajnë urinën për 3 deri në 6 orë, por kjo varet”, thotë Brucker.

 

“Me të vërtetë kjo varet në sasinë e urinës që dikush e bënë, që më pas përcaktohet nga statusi i hidratimit dhe futjes së lëngjeve, dhe gjithashtu kapacitetit funksional të fshikëzës, i cili është një kombinim i madhësisë aktuale të fshikëzës dhe ndjeshmërisë së saj. Por, në fund e vërteta është që urinimi normal nuk është kuptuar ende aq mirë siç duhet”, shton ai.

 

A duhet të urinoni çdo herë kur ju duket se keni nevojë?

Siç e dini, ju para çdo urinimi keni një ndjesi të dhimbjeve të vogla dhe therrjeve. Ju sigurisht se nuk urinoni në çdo ndjesi të lehtë, por ju gjithashtu nuk duhet që ta mbani atë deri tek pika kur ajo bëhet e dhimbshme. Në fund të fundit, ju dëshironi që të keni zakone të shëndetshme të urinimit. Kjo përkthehet në gjetjen e një pike të mesme të nevojës për të bërë urinë, në mënyrë që mos të shkoni në tualet shumë shpesh, thotë Dr.Brucker.

 

Cili është skenari më i keq?

“Nuk ka komplikime të veçanta të cilat mund t’i merrni nga mbajtja e gjatë e urinës, edhe pse nëse kjo ju bëhet shprehi mund të ju vë në rrezik nga zhvillimi i ndonjë infeksioni të traktit urinar, që mund të trajtohet edhe me antibiotikë, thotë Brucker, transmeton Lajmi.net.

 

Duke pasur një UTI ju mund të ndjeheni gjithashtu se keni nevojë për të shkuar më shpesh në tualet, që mund të jetë për shkak të aktivitetit të tepërt të fshikëzës apo sindromit të dhimbjes së saj. Nëse në të gjitha rastet ju papritur ndjeni nevojën për të urinuar më shumë se zakonisht, takojeni një mjek për t’ua bërë një kontrolle. Ka ilaçe të cilat mund të përmirësojnë aktivitetin e tepërt të fshikëzës, ndërsa përveç ilaçeve edhe trajtimet fizike mund të ju ndihmojnë që të shëroheni nga sindromi i dhimbjes së fshikëzës.

 

A mund ta trajnoni trupin për të urinuar më pak?

E dini se është e rëndësishme për të qëndruar të hidratuar, por uji i gazuar mund të ketë efektin e bezdisshëm të nevojës për të urinuar çdo disa minuta. Kështu që a është e mundur që ta mësoni trupin tuaj që ta mbajë urinën? “Fshikëzat e disa njerëzve janë mjaft të ndjeshme, dhe ata do ta kenë ndjenjën për të urinuar qoftë edhe nëse ka pak urinë për të derdhur. Është mirë që të provoni ta shkëputni vetën nga mendimi se duhet të urinoni kur keni vetëm një ‘thirrje të lehtë’”, shton Brucker.

 

Kjo potencialisht mund të bëjë që fshikëza juaj të jetë pak më e shëndetshme, edhe pse nuk mund të prisni ndryshime të mëdha. Rezultati në fund është se nuk do t’i bëni asnjë dëm vetës nëse e mbani urinën, por duhet që të shkoni në tualet sapo të filloni të ndjeni dhimbje apo të fillojë të ju mërzisë ndjenja./lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit