3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Minaret e xhamive të kanë dhënë emrin Daut Haradinaj

Më të lexuarat

Minaret e xhamive i mbrojtën tokat tona, por ti me votën tënde ia dhurove 8 mijë hektarë Malit të Zi.

Deputet Daut Haradinaj, deklarata juaj se: “Nuk e japim Ujmanin dhe Trepçën në këmbim të minareve të fshatrave të Luginës së Preshevës”, fyen rëndë simbolet tona fetare, fyen rëndë identitetin tonë fetar dhe kombëtar.

Asnjë shqiptar musliman dhe as unë si shqiptar musliman nuk e japim Ujmanin dhe Trepçën.

Por jeni ju,deputet Haradinaj, së bashku me kolegët tuaj deputetë që e dëmtuat shtetin e Kosovës, ia dhuruat 8 mijë hektarë Malit të Zi.
Ndërsa minaret e xhamive tona për më shumë se 600 vjet asnjëherë nuk e dëmtuan shtetin e Kosovës, asnjëherë nuk e falën tokën e Kosovës, asnjëherë nuk iu nënshtruan regjimit komunist dhe regjimit të Serbisë.

Minaret e xhamive në mbarë trevat tona shqiptare janë pjesë e identitetit tonë fetar dhe kombëtar.
Për këto minare me mijëra shqiptarë muslimanë dhanë jetën dhe pasurinë e tyre.
Këto minare të dhanë emrin Daut (emër i Pejgamberit Davud alejhiselam).
Këto minare e kanë ruajtur gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar në këto treva.
Këto minare të lashta mbi 600 vjet po e ruajnë bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare.

Deputet Haradinaj, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt, populli i Kosovës është popull me shumicë muslimane, rreth 96% i takojnë besimit Islam.
Minaret, xhamitë dhe simbolet tjera fetare nuk është mirë të nënçmohen dhe politizohen.

Gëzim Kelmendi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit