1.1 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A duhet të na kompleksojnë Islamofobët?

Më të lexuarat

“Kur padrejtësia bëhet ligj, atëherë rezistenca bëhet detyrë e jona” është parulla kryesore e studentëve të Shqipërisë që po protestojnë këto ditë. Por kjo shprehje është shumë e goditur edhe kundër Islamofobëve shqiptar që me lidhjet e tyre me zyrtar të shtetit ka bërë që me vite të shprehin çfarëdo që duan, të hedhin vrerë kundër myslimanëve, të fantazojnë për armiq të brendshëm myslimanët, ti terrorizojnë me lajme të rrejshme, të fabrikojnë terroristin e të ngjashme, e që të gjitha këto asnjëherë nuk u morën parasysh nga institucionet përgjegjëse dhe ato vazhdojnë me vite që këtë gjuhë të urrejtjes ta promovojnë hapur në media dhe gjithandej.
E në kësi lloj kushte myslimanët duhet të rezistojnë, pasi më vetëm se është bërë detyre e tyre. Presioni është i madh, islamofobia është e egër, sulmet janë të vazhdueshme, përkrahja të mungon, e çfarë mund të bësh ti përveç se një rezistencë të ndershme dhe gjithnjë duke u mbështetur tek Zoti i Madhërishëm, ngase edhe këto furtuna dhe sprova një ditë do të kalojnë në këtë botë kalimtare.

 

Dëshira më e madhe e këtyre Islamofobëve nuk është sulmi dhe përhapja e frikës ndaj Islamit, por është thyerja e muslimanëve, që janë model shembullor në tokë. Thyerja nënkupton thyerjen në mendje dhe mendime, duke e menduar vetën myslimani se mos vallë ky besim dhe bindje ime është e gabuar dhe mos vërtet unë jam duke gabuar kur ndjek mësimet e Islamit dhe kur i promovojë ato në shoqëri! Me gjithë sulmet, asnjëherë myslimani nuk duhet të kompleksohet nga besimi dhe bindjet e tij, mirëpo të jetë krenar dhe guximshëm të thotë të vërtetën pa marrë parasysh se sa i kushton!
Përderisa ti je në rregull me ligjin, atëherë hapur promovo bindjet e tua dhe vlerat Islamit, ngase këto ti garanton karta themelore e të drejtave të njeriut. Asnjëherë këta Islamofob mos të arrijnë të të ndalin nga aktiviteti yt për ti njoftuar njerëzit me Islamin.
Çfarë do që thonë, çfarë do që shkruajnë, çfarë do që ata shpifin e nxisin, janë të kota përderisa ti je i sinqertë në atë që beson, je krenar me të, jeton me të. Nëse ata nuk mërziten për çdo ditë nga Islamofobia e tyre, pse duhesh të mërzitesh ti nga promovimi dhe përhapja e mësimeve hyjnore të Islamit!

I dashur besimtar musliman, mos u komplekso nga asgjë ngase historia jote është e ndritshme, por edhe historia e brezave të tërë të muslimanëve është e ndritshme në këto troje, gjë që shumë Islamofob se duan. Historia shkruan për muslimanët, që ishin pjesa më e rëndësishme e ndërtimit të këtyre vendeve shqiptare gjë që Islamofobëve nuk u pëlqen. Ne e duam vendin tonë ngase e kemi bindje këtë, nuk jemi profitera si ata që kanë bërë pakt me djallin për të prishur këtë vend. Ata duhet të kompleksohen me atë çfarë po bëjnë, ndërsa ti aspak përderisa je në rrugën e Zotit të Madhërishëm./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit