3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Facebook i bllokon llogarinë djalit të kryeministrit izraelit për deklaratat raciste

Më të lexuarat

Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është bllokuar nga Facebook pas një postimi ku shkruante se ‘të gjithë myslimanët duhet të largohen nga Izraeli’.

Yair Netanyahu, 27 vjeç, shkruajti në Twitter ankesën e tij se Facebook i kishte bllokuar përkohësisht postimet në llogarinë e tij, postime këto dukshëm anti-myslimane. Ai e konsideron rrjetin social si “diktaturë”.

Në një mesazh të marrë nga Facebook, Yair kërkoi që të gjithë myslimanët të largohen nga Izraeli, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse.

Në postimin e tij shkruhej; “A e dini ku nuk ka sulme? Në Islandë dhe në Japoni ku përndryshe nuk ka myslimanë”.

Në një post tjetër ai shkroi se kishte vetëm dy zgjidhje të mundshme për paqen, ose ‘të gjithë çifutët largohen (nga Izraeli) ose të gjithë myslimanët largohen’.

“Unë preferoj opsionin e dytë,” shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi dy ushtarë u qëlluan për vdekje të enjten në një stacion autobusi në Bregun Perëndimor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit