-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përmbytje në Turqi, moti i keq ka përfshirë rajonet europiane

Më të lexuarat

​Përveç Greqisë dhe Bullgarisë, moti i keq në rajon ka prekur edhe pjesën europiane të Turqisë.

Sipërfaqe të mëdha toke, banesa dhe shkolla, në provincën e Edirnes, në kufirin turko-greko-bullgar janë përmbytur nga ujërat e rrëmbyer të lumenjve Tundzha dhe Marica, ndërsa disa ura historike të zonës ishin të pakalueshme, transmeton OraNews.

 

Në Edirne më shumë se 5000 vetë në lagjen Karagaxh mbetën të bllokuar nga ujërat, dhe për evakuuimin e tyre u desh ndërhyrje e helikopterëve dhe mjeteve të tjera ushtarake.

 

Pavarësisht se Guvernatori i provincës, Ali Shahin tha se përmbytjet ishin më të rëndat prej 100 vitesh në zonë, disa banorë ngritën alarmin se nuk ishin ndihmuar nga shteti turk.

 

Stuhitë detare në detin Marmara, Egje dhe Detin e Zi kanë shkaktuar dëme edhe në zonën aziatike të Truqisë. Ndërkohë që erërat e forta kanë shkaktuar edhe viktima në provincën juglindore, Gaziantep.

 

Katër vetë në total kanë humbur jetën pas shembjes së një ure, ndërsa tre fëmijë nga e njëjta familje kanë mbetur të vdekur brenda shtëpisë, pasi erërat e forta kanë futur përmes oxhakut monoksid karboni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit