0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Burri në karrocë rrëzohet në tokë nga policia, gjatë protestave në Francë (Video)

Më të lexuarat

Pamjet shokuese tregojnë një protestues në një karrige me rrota që u nxor nga rruga nga policia, gjatë protestës së jelek-verdhëve në Francë.

Sipas mediave të huaja, burri në karrocë shihet i rrethuar nga oficerë të cilët i thonë atij të largohet nga rruga, pastaj e marrin atë dhe me forcë tentojnë ta largojnë nga aty.

Ai duket se ka vështirësi të lëvizë në baltë, kështu që një tjetër protestues vjen për ta ndihmuar.

Situata bëhet më e tensionuar, kur një polic po nxitonte drejt tij, që duket i shqetësuar për një objekt në xhepin e tij.

Një oficer thërret “Ai është i armatosur” ndërsa po shkonte drejt tij.

Pamja e situatës bllokohet nga një mburojë e policëve, por burri në karrige me rrota është i rrëzuar për tokë.

Kjo ndodhi gjatë demonstratave të jelek-verdhëve në Francë, të cilët kanë parë mijëra njerëz që dalin në rrugë të zemëruar me shpenzimet e larta të jetesës dhe rritjen e taksave të karburantit, ndër të tjera.

Mediat franceze raportuan se burri nuk është arrestuar dhe se karroca e tij ishte dëmtuar gjatë incidentit.

Megjithatë, ata theksuan se konteksti i plotë i videos nuk ishte i qartë. Pamjet janë ndarë mijëra herë që kur u ngarkuan në mediat sociale.

https://www.facebook.com/laure.bisquer/videos/1535147919962030/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit