0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kirurgu shqiptar zbulon në Gjermani instrumentin intervencional të veçantë i cili do të përdoret në tërë botën

Më të lexuarat

Ky zbulim mundëson trajtimin e sëmundjeve të damarëve të gjakut në tërë trupin, drejtim të zemrës dhe të këmbës pa prerje apo punktim të dyfishtë…

Emri Dr.Halil Krasniqit është i njohur në shkencë dhe mjekësi internacionale. Me 15 000 operacione në lami të kirurgjisë dhe intervencionit, është nder mjekët me përvojë të veçantë në trajtimin operativ dhe endovaskular të sëmundjeve kirurgjike dhe vaskulare.

Krasniqi është drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare, medicinës vaskulare në Spitalin Helios në Pforzheim, Stuttgart, spital universitar i Universitetit të Heidelbergut.

Gjatë trajtimit në sallën operative, Krasniqi shikon që në çdo lëvizje operative të bëjë përmirësime në procedura dhe instrumente, ashtu që të sëmurëve të ju mundësojë trajtimin sa më të lehtë dhe të dobishëm duke mos bërë fare prerje por mundësisht vetëm me punkcione që pacientët shumë shpejt t’i rikthehen jetës normale.

Idetë e shumta vite me radhë i sollën zbulimin e shipkës tani të quajtur “Krassa – Shipkë dy dretimëshe”. Për trajtimin e sëmundjeve si zgjerimi (Aneurizma) apo ngushtimi (stenoza) e arterieve dhe venave nuk është i nevojshëm prerja, hapja e abdomenit apo Bypasa. Shumica e tyre mund të kryhen vetëm me një punkcion me gjilpërë, futjen e shipkës në enën e gjakut, duke vazhduar me sondimin e telit dhe përmes tij ballonit dhe stentit.

 Në bashkëpunim me shokun e tij të drejtimit mekanikë kirugu zbuloi  shipkën e cila tani në tërë botën ju mundëson dhe lehtëson punën e intervencionalisteve si Kirurgëve vaskular, Radiologëve, Angiologëve, por edhe të Kardiologëve dhe me këtë mjekimin e pacientëve pa prerje dhe dhimbje. 

Deri tani ishte e mundur që mjekët me përvoje intervencionaliste ti trajtojnë sëmundjet e enëve të gjakut me një punkcion në ije dhe vetëm në një drejtim, ose në drejtim të zemrës ose në drejtim të këmbës. Por jo në dy drejtime pa prerje dhe hapje të arteries apo punkcion të dytë i cili pacientit mund t’i shkakton dëmtimin e arteries apo gjakderdhje pas intervencionit që do të thotë operacion me prerje dhe komplikacione. Shipka „Krassa“ tani e bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me nja punktion me gjilpërë në tërë trupin edhe në drejtim të zemrës edhe në drejtim të këmbës pa bërë asnjë prerje.

Ballonimi dhe implantimi i Stentave është i mundur në çdo arterie dhe venë në tërë trupin. Shipka e zbuluar do të futet pas disa muajsh në tregun botëror të cilin do ta prodhon firma e produkteve mjekësore.

Ky instrument është shumë i mirëpritur nga kolegët e fakulteteve të ndryshme të Dr.Halil Krasniqit dhe padurim presin që ta përdorin në trajtimin e pacientëve të tyre. Krasniqi tregon i lumtur zbulimin e tij edhe mediave gjermane duke shpreh humanizmin dhe mburrjen e aftësive të tij shkencore për të qenë në shërbimin e shëndetit të pacientëve të tij, të cilët krenohen me suksesin dhe kënaqeshin e shërbimit mjekësor në spitalet ku ai punon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit