Dje opinioni shqiptar është tronditur me pamjet në aeroportin e Rinasit me ardhjen Paramahamsa Vishwananda nga India, guru që lidh njerëzit me “Zotin” e që disa shqiptare të shkreta iu turren me shpejtësi për ta adhuruar dhe për të iu përkulur e për ti puthur këmbët. Një pamje me të vërtetë e rëndë, bile më e çuditshmja një mirditore katolike iu përkul me adhurim duke kaluar në pagane.
Si udhëheqëse e këtij grupi është Rovena Agolli, gruaja e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Ky besim i quajtur Bkhati është besim personal, që ka për qëllim lidhje me Zotin në mënyrë personale, por këtë e bënë duke e marrë Vishwananda si Zot.
Për këtë ka reaguar edhe imami i mirënjohur Ahmed Kalaja. Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook duke thënë se këto janë pamje trishtuese e drithëruese. Ai po ashtu ka thënë se kjo përkulje dhe adhurim është në kundërshtim të plotë me natyrën njerëzore, e bie ndesh me adhurimin monoteist të Zotit.
Ky është postimi i tij i plotë: “Pamjet trishtuese; dritheruese.
As Shqiptare Keto Sjellje As Normale As Fetare; Prurje Pagane.
Para disa ditesh me erdhi kjo pyetje ndersa pergjigjen e meposhtme ia dhashe atij po e risjell per ju te gjithe;
“A lejohet muslimanit te prezantoje qofte edhe per kureshtje ne eventin e fotos se meposhtme edhe pa besuar ne ate fe apo mision”?
Pergjigja ime ne inbox po qe me duhet edhe ta postoj per te gjithe ju;
” Islami fe monoteiste fe edhe besim qe e lidh njeriun me Zotin, Një, te Vetëm, Absolut, I Plotfuqishem, I Gjithepushteshem, Meritori i Adhurimit i Cili vargun e profecise qe rrezatonte ne me te shkelqyerit Nuhu(Noe), Ibrahim(Abraham), Musa(Moses), Isa(Jezus) edhe vula edhe vulosesi i vargut profetik Muhamedi(Mohamed), cdo pretendim per fe tjeter apo profet apo besim pas ketij padyshim sipas ajeteve te Kuranit edhe fjaleve profetike eshte e refuzuar edhe kurresesi e pranuar, ne momentin qe me ra kjo foto ne dore edhe u futa ne blogun e tyre zyrtar pashe qe kemi te bejme me paganizem asgje tjeter pavaresisht reklames edhe termave;
Elhamdulilah, Faleminderit Zoti Madh qe me udhezove ne Islam.
Muslimanit apo muslimanes nuk i lejohet asesi per kuriozitet edhe pse nuk e beson ate gje mirepo as te prezantoje as ne sensin e kureshtjes apo cudise se cfare bejne e si sillen;
Ajetet e Kuranit edhe Hadithet e ndalojne kete gje rreptesisht, prezantimi me besim eshte AlQufr AlAkbar ndersa per kureshtje eshte AlQufr alasgar si edhe dyzet dite mospranim namazi”. Per te vertetuar ate qe thashe me poshte blogu i tyre. https://bhaktimarga.al/blog/
Elhamdulilah, Faleminderit Zot, qe jemi muslimane, besimtare monoteiste.
Kupto se çfare vleresimi i beri Islami llogjikes edhe njeriut.
Faleminderit Zoti Madh!