-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kim Mehmeti: Nëse nuk shpërthejn “bombat”, atëherë ‘banditët’ tanë partiak, e kanë braktisur shtratin e VMRO-së

Më të lexuarat

“Në Maqedoni, si në çdo shtet që drejtohet sipas rregullave mafioze, ka filluar lufta për jetë a vdekje mes ‘bandave’ partiake maqedonase – mes LSDM-së opozitare dhe VMRO-së. A e vëreni se në këtë betejë, askund nuk janë prezentë dhe askush, e për asgjë, nuk i pyet BDI-në dhe PDSH-në shqiptare? E din pse? Ngaqë ato kurrë nuk kanë marrë pjesë ne tavolinat ku janë ulur ‘bosët’ që kanë vendosur për fatin e shtetit, ngaqë kryesuesit e këtyre dy partive shqiptare, kanë qenë vetëm ‘bandit rrugësh’, që kanë mbajtur nënë kontroll ‘lagjet’ shqiptare, ku kanë zbatuar urdhrat e ‘bosëve’ policorë e partiak maqedonas. Andaj ndiqni kujdesshëm këtë betejë mes opozitës maqedonase dhe regjimit të VMRO-së dhe, nëse vëreni se nuk do ‘shpërthejnë’ edhe ‘bombat’ për të cilat spekulohet se kanë të bëjnë me të vërtetat lidhur me rastin “Monstra” dhe me likuidimin e një komandanti të UÇK-së, atëherë duhet ta dini se ‘banditët’ tanë partiak, e kanë braktisur shtratin e VMRO-së dhe kanë kaluar në atë të LSDM-së, por si gjithmonë, duke na lënë neve si hipotekë në qarqet policore e politike maqedonase dhe, duke u vetëgënjyer se pafundësisht do mund ta fshehin të vërtetën dhe t’i shpëtojnë mallkimit të popullit!”, shkruan shkrimatari Kim Mehmeti, në rrjetin e tij social në Facebook.

 

Mehmeti tuje thotë se, – “Këta që rastësia i solli në pushtet, këta që keqpërdorën urinë e popullit për liri e pak dinjitet, këta që u bënë shok të një regjimi që shkelte mbi dinjitetin tonë si mbi dyshemenë e ndonjë nevojtoreje publike, këta që na lodhën me premtime duke na ofruar vetëm përbuzje, pra këta partiak injorantë e të pabesë të BDI-së në pushtet dhe të PDSH-së që aktron se është opozitë, duhet t’i heqim qafe ashtu siç shporret nga vetvetja virusi i zhugës – nëpërmjet pastrimit të plotë të radhëve tona politike! Tani mos pyetni pse BDI-ja hesht, pse nuk reagon ndaj ‘bombave’ që pëlcasin, ngaqë thjeshtë atë e kanë në dorë edhe LSDM-ja edhe VMRO-ja! Pra ata tani nuk kanë si ta fshehin se gjithmonë kanë bërë politik me pantallona të rënë, se gjithmonë u ka qëndruar dikush mbrapa, që i ka zhburrëruar e i ka përbuzur, me ndjenjën e gabuar se ashtu mund ta përbuzë tërë shqiptarinë. Prandaj, shqiptarë të dashur të Maqedonisë, më mirë kurrë mos i marrim vesh gjitha të këqijat, gjitha talljet, gjitha përbuzjet që na i bënë ata që i votonim që të na mbronin, ngaqë edhe ne si votues të tyre, do ndjehemi aq të mjerë sa nuk do mund t’i ikim pyetjes: “Vallë ishim aq mendjelehtë sa mos e vërenim se i votonim dhe u besonim edhe disa kryediotëve partiak!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit