3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rrëfimi i sirianëve që kanë kërkuar azil në Kosovë (Video)

Më të lexuarat

Nga 458 persona që kanë kërkuar azil në Kosovë, gjatë këtij viti, shumë nga ta vijnë nga zonat e luftës. Por, qëllim i tyre nuk është të qëndrojnë në Kosovë, por ta përdorin si transit për të arritur në vendet e Evropës perëndimore.

Këtë vit 27 sirianë kanë kërkuar azil në Kosovë, njëri prej tyre është 30-vjeçari, Samer Shek Yuosuf. Ai duke lexuar Kuranin e shenjtë lutet për dy fëmijët e tij të mbetur në Siri.

“Në çdo vend në Siri është rrezik. Në çdo vend. Unë jam këtu sepse dëshiroj të shkoj në Evropë, ngase siç e dini në Siri është luftë, është rrezik. Shumë njerëz kanë vdekur. Unë dua siguri, dua të shkoj në Evropë. 10 shokë të mi kanë vdekur”, thotë Yousuf, për REL.

Në luftën 8-vjeçare në Siri janë vrarë 522 mijë persona, kurse miliona të tjerë kanë ikur nga vendi.

Në Qendrën për Azil në Magurë është edhe 22-vjeçari Ali Hamadi. Ai ka bërë një javë që ka arritur në Kosovë.

“Kam ikur për shkak të luftës. Kemi dalë për t’u përkujdesur ekonomikisht për familjen, sepse ata janë në Siri dhe unë jam i martuar. Gjendja është shumë kritike. Shtëpitë na I kanë shkatërruar dhe familjet janë shpërngulur”, thotë ai.

Në Qendrën e Azilit në Magurë janë 45 azilkërkues. Fitim Zariqi, drejtor i kësaj qendre, thotë se ka azilkërkues nga Siria që kanë nevoja të ndryshme specifike.

“Ka persona që kanë trauma, për shkak se në vendin e tyre është luftë dhe sipas vlerësimit shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në kemi për obligim t’i trajtojmë përmes psikologëve dhe sociologëve”, tha Zariqi.

Në vitin 2018 në Kosova kanë kërkuar azil 458 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit