-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjendet e vrarë me thikë vajza 4 vjeçe

Më të lexuarat

Një vajzë katërvjeçe e vrarë dhe dy prinderit e saj të plagosur. Ky është bilanci tragjik i një tragjedie të rëndë familjare në Niedelez (Aargau), shkaqet dhe motive e të cilës janë ende të panjohura. Ndërkohë që babai ka marrë plagë të rënda, e ëma e vajzës së vrarë është lënduar lehtë.

Të dielën rreth orës 21.30 policia e kantonit Aargau i është përgjigjur telefonatës së ardhur nga një banor në Niederlenz. Në shtëpinë për të cilën ishn alarmuar, policët kanë gjetur një grua zvicerane 43 vjeçe të lënduar lehtë  dhe bashkëshortin e saj 44 vjeçar, me plagë të rënda. Ndërsa për vajzën 4 vjeçe tashmë nuk kishte shpresë. Autoambulanca e ardhur ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas informacioneve të para që ka dhënë policia e Aargaut, vajza ka vdekur nga therjet me thikë, por ende nuk dihet asgjë lidhur me rrjedhën e ngjarjes tragjike. Por ajo që supozon policia kantonale, është se krimi ka ndodhur brenda familjes dhe rrjedhimisht nuk paraqitet ndonjë pistë krimi të kryer nga pala e tretë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit