-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si ndryshoi retorikë Rama, nga ‘ngelës’ në ‘doja të isha student’

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi ti quajë dy ditë më parë “ngelës” studentët që protestonin para fakulteteve dhe para Ministrisë së Arsimit. Por sheshi plot si kurrë më parë, e bëri Ramën jo vetëm të terheqë VKM-në që tarifonte provimet e mbartura, por edhe të ndryshojë retorikë!

Kryeministri Edi Rama sot nuk ka guxuar ti quajë më “ngelës” studentët nga mbarë vendi që protestojnë. Ai e ka zbutuar aq shumë gjuhën sa tashmë thotë “do të doja të isha edhe unë student; do të doja të isha në protestë; jam gati të dialogoj; dua t’ju dëgjoj”.

Edi Rama më 5 Dhjetor: A jeni dakord që t’i paguani ju (pra taksapaguesit) shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar”.

Edi Rama, më 7 Dhjetor: Një përshëndetje për studentët që sot janë në rrugë. Uroj që që të kenë dëshirën jo vetëm për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar. Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve për shqetësimet që keni. Ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit.

Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për ti dhënë, por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë. Pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve si të duan dhe kë të duan, pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik prej plumbave dhe hakmarrjes politike. Kemi qenë, s’kemi qenë dakord për një protestë apo tjetër, protesta në vetëvete e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacënueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj. Unë ndihem shumë mirë për këtë dhe po të mund të zgjidhja dot sot, do të doja të isha edhe një herë student, protestues, jo kryeministër në zyrë. Po si kryeministër dhe edhe si një protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin, me respekt, qoftë kur jemi, qoftë kur nuk jemi dakord dhe këtë rast duke u bërë bashkë për të shtyrë me forcë moderinizmin e arsimit të lartë në çdo aspekt ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit.

Detyra ime është ti dëgjoj dhe ti mbështes në adresimin e shqetësimit të tyre, në çdo rast që ata do të donin të bisedonin, kur edhe po të dëshirojnë të njëjtën gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja, por pushteti i kësaj zyrë është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur, në shërbim të vendit, shoqërisë dhe të së ardhmes që fëmijët e sotëm meritojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit