-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Remi ftohet nga Gjykata Speciale që të paraqitet në Hagë

Më të lexuarat

Ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi është ftuar të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Avokati i tij Arianit Koci ka njoftuar se Rrustem Mustafa – Remi ka pranuar një ftesë që më datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Postimi i Kocit në Facebook: Komunikatë për media Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit