vizat vetëm pse jemi myslimanë
Në debatin parlamentar për dështimin e liberalizimit të vizave, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, kritikoi kolegët e tij që, sipas tij, nuk po kanë guxim të tregojnë se çka është folur në Bruksel për këtë çështje.
Sipas deputetit Milaim Zeka, Bashkimi Europian e ka dënuar Kosovën vetëm për shkak të përkatësisë fetare të popullatës së saj.
“Brukseli e ka dënu popullin e Kosovës vetëm për përkatësinë fetare”, tha Zeka në seancën e sontme, e cila është duke vazhduar.
“Këtë ua kam thënë ambasadorëve… Burokratët europianë deri sa të pinë nja 6-7 gota se e pranojnë që i urrejnë myslimanët”, tha deputeti Milaim Zeka.
Në Kuvendin e Kosovës po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave.
Partitë opozitare i bënë thirrje pozitës të marrë përgjegjësitë për dështimin me liberalizimin dhe Interpolin.
Partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas dështimit për liberalizimin e vizave.
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha dje në Prishtinë se qytetarëve të Kosovës mund t’u hiqen vizat në vitin 2020.