-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Izraeli drejt aneksimit të Bregut Perëndimor”

Më të lexuarat

“Izraeli, veçanërisht në 20 muajt e fundit po përshpejton procesin e aneksimit. Për të thënë të vërtetën, kemi arritur një pikë ku okupimi nuk mund të dallohet nga ankesimi”, thotë Lynk

 

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Michael Lynk, tërhoqi vëmendjen se prania e Izraelit në Bregun Perëndimor, nga okupimi ka arritur në aneksim. Ai tha se “Izraeli po shkon me shpejtësi drejt aneksimit të Bregut Perëndimor”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në faqen e internetit të Al Jazeera, Lynk ka folur lidhur me zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimorë nga Izraeli kohën e fundit.

“Izraeli, veçanërisht në 20 muajt e fundit po përshpejton procesin e aneksimit. Për të thënë të vërtetën, kemi arritur një pikë ku okupimi nuk mund të dallohet nga ankesimi”, thotë Lynk duke vënë theksin se aneksimi në Bregun Perëndimor është shumë afër.

Ai shtoi se Izraeli vazhdon të ndërtojë vendbanime të paligjshme, pavarësisht nga 40 rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe 100 rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme. Më tej ai shtoi se duhet të sigurojë “që Izraeli si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të përmbushë përgjegjësitë e të drejtës ndërkombëtare”.

“Izraeli nuk ka nevojë të shpjegojë aneksimin e Bregut Perëndimor derisa të sigurojë që vendbanimet të jenë krejtësisht të përhershme dhe derisa të sigurojë plotësisht sovranitetin në rajon. Vetëm kjo është e mjaftueshme për ta bërë çështjen në kundërshtim të ligjit ndërkombëtar”, tha Lynk.

Lidhur me vendbanimet e reja të ndërtuara në El Halil, Lynk ka nënvizuar se ndërtimi i këtyre vendbanimeve janë një tregues se Izraeli ka për qëllim të qëndrojë në Bregun Perëndimor dhe në Kuds.

Pasi rikujtohet se rajonet e Bregut Perëndimor dhe Gazës janë të pushtuara që prej 50 vitesh të cilat Izraeli i pushtoi pas Luftës së vitit 1967, më tej thuhet se “zgjidhja nuk është e dukshme në horizont”.

Pas vendimit të marrë vitin e kaluar nga kabineti i sigurisë së Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja në Bregun Perëndimor, numri i vendbanimeve të reja i cili në vitin 2016 ishte në 42, u rrit në 3.154 në vitin 2017 dhe në 3.167 në vitin 2018.

Lynk në një raport të paraqitur muajin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së paralajmëroi se Izraeli duke rritur vendbanimet në Bregun Perëndimor ka nisur procesin e aneksimit që nga viti 2017.

Me Konventën e 4-të të Gjenevës, të cilën Izraeli e nënshkroi, por që ende nuk e ka miratuar ligjërisht, është e ndaluar që shtetet të dërgojnë qytetarët e saj në territoret e pushtuara.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, vitin e kaluar në lidhje me 50 vjetorin e pushtimit tha se “Ne gjithmonë do të qëndrojmë këtu. Do të vendosemi këtu duke forcuar dhe thelluar rrënjët tona”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit