0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Brukseli kushtëzon bisedimet

Më të lexuarat

Për herë të parë Bashkimi Evropian përkrah idenë e mosvazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, derisa Serbia të zbatojë marrëveshjet e arritura më herët.

Është pikërisht kjo përkrahje, që posa ka marrë Prishtina zyrtare nga BE, ka bërë që të deklarohet publikisht kryeministri Hashim Thaçi kundër vazhdimit të dialogut, ndonëse një kërkesë të tillë ndaj tij shumë kohë më parë e kanë shtruar partitë opozitare dhe shoqëria civile, shkruan “Zëri”.

“Bashkimi Evropian ka përkrahur idenë që të mos ketë marrëveshje të ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Për të ardhur deri te marrëveshjet e reja, Beogradi duhet t’i zbatojë marrëveshjet që janë arritur më herët. Prandaj, mosvazhdimi i dialogut nuk është një vendim direkt dhe i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës, por është vendim i përbashkët i Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi për “Zëri”, një burim i lartë ndërkombëtar në BE.

Sipas të njëjtit burim, përqendrimi kryesor i BE-së tani do të jetë që të shtyjë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e deritanishme. “E për këtë do të diskutohet më intensivisht me Serbinë, sapo të formohet qeveria e re atje”, vazhdojë ai.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian edhe zyrtarisht e pranon se nuk ka kuptim që të ketë bisedime të tjera dhe të arrihen të tjera marrëveshje, derisa nuk ka zbatim të atyre që janë arritur më herët.

“Nuk ka kuptim që të kemi marrëveshje nëse nuk ka zbatim të tyre. Ky është prioritet ynë por edhe kushti që të dyja palët t’i ofrohen BE-së”, tha për “Zëri” Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për Diplomaci dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit