Shumë njerëz besojnë se po të kenë më shumë para do t’i zgjidhin problemet e tyre. Por, për fat të keq, nuk është kështu.
Nuk jemi “trokë” sepse nuk kemi para, por sepse kemi shumë probleme me menaxhimin e atyre që kemi. “Forbes” thekson se nëse ke dëshirë të zgjidhësh njëherë e mirë këtë problem, atëherë duhet të nisësh dhe të vlerësosh atë çfarë ke, e më pas të fokusohesh tek ajo çfarë kërkon.
1.Shpenzon shumë kohë duke parë jetën e tjetrit, në vend që të krijosh pasurinë tënde
Të mbetesh pa lekë në xhep, lidhet me faktin sesi e menaxhon kohën. Sa kohë shpenzon në Instagram, Facebook apo WhatsApp gjatë ditës? Rrjetet sociale janë platforma shumë të mira për t’u argëtuar, por është akoma edhe më mirë të jeni të pasur ekonomikisht. Ndaj hiqe fokusin nga “të rrisësh pëlqimet në rrjetet sociale”, te “të rrisësh zerot e shifrave në bankë”. Bëhu Zot i vetes, menaxhoje vetë kohën që do të shpenzosh në rrjetet sociale.
2. Je i fiksuar me kartën e kreditit
Hiq dorë nga kartat e kreditit dhe blerjet online! Janë një mankth i vërtetë që ua nxin jetën dhe torturoheni me ato njoftimet se sa para keni borxh ndaj bankës, ende pa nisur mirë muaji. Filloni të bëni blerje vetëm me para në dorë dhe në këtë mënyrë do t’a menaxhoni më mirë paranë. Mendo se sa para do të kursesh këtë muaj dhe jo se sa borxhe i ke kartës së kreditit.
3. Shpenzon shumë dhe nuk mendon të investosh
Nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para, por problemi qëndron se kur i shpenzojnë paratë nuk mendojmë asnjëherë për nevojat tona afatgjata. Të shpenzosh para ul nivelin e llogarisë që kemi në bankë, por çfarë mund të ndodhte nëse do të investoni? Sipas “Forbes”, gjithçka nis me hapa të vegjël dhe investimi mund të nisë edhe me më pak sesa 100 dollarë. Njerëzit që janë më të sigurtë financiarisht, kanë zgjedhur të investojnë para dhe jo t’i shpenzojnë në të “Premten e Zezë”! Ok, mos mendoni se do të pasuroheni menjëherë. Por filloni të investoni pak nga pak, dhe në fund të vitit, do të keni disa para më shumë dhe jo vetëm kaq, por do të ndiheni edhe krenarë.