Shkencëtari turk, Egemen Teomete, prodhoi një “beton inteligjent”, i cili mund të masë me ndjeshmëri të lartë dëmtimin, mund të parandalojë humbjen e jetëve dhe dëmeve materiale duke dhënë informacion në lidhje me mirëqenien e strukturës.
Shkencëtari turk, Egemen Teomete, prodhoi një “beton inteligjent”, i cili mund të masë me ndjeshmëri të lartë dëmtimin, mund të parandalojë humbjen e jetëve dhe dëmeve materiale duke dhënë informacion në lidhje me mirëqenien e strukturës, në të cilin gjenden edhe fibra tunxhi me veçori përçimi brenda tij.
Mësimdhënësi në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin “Dokuz Ejlyl”, Profesori i Asociuar, Egemen Teomete, përfundoi projektin që zhvillonte me konsultimin e Profesoreshës së Asociuar në të njëjtën degë, Serap Kahraman, për Këshillin e Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) me titull “Prodhimi i betonit inteligjent”, projekt i filluar për të matur lehtë dhe me ndjeshmëri të lartë mirëqenien e strukturave, duke filluar veçanërisht nga urat, viaduktet, shkollat, spitalet ose ndërtesat e tjera shumëkatëshe.
Teomete përgjatë afërsisht 3 viteve të punës provoi përzierje të ndryshme betoni dhe zbatoi teste të ndryshme mbi këto betone me përbërje të ndryshme. Në fund të punimeve ai arriti në përzierjen më të përshtatshme dhe përfitoi beton që mund të masë dëmin e vet. Me “betonin inteligjent” synohet të mbrohet jeta dhe pasuria e njeriut ndaj ngjarjeve që dëmtojnë strukturat, duke filluar nga tërmeti.
Në deklaratën e tij, Teomete tha: “Ndryshimi i betonit inteligjent ndaj betonit klasik është përbërja e fibrave të tunxhit. Në kallëpin e betonit në fillim vendosim elektrodat e bakrit. Këto elektroda, sigurojnë që rezistencën elektrike me anë të kabllove ta dërgojnë në sistemin e mbledhjes së informacioneve. Të dhënat e përfituara japin informacion për mirëqenien e strukturës. Me anë të një softweri do të jetë e mundur që rezultatet të vijnë menjëherë në celularë”.
“Betoni është i ndjeshëm edhe ndaj nxehtësisë dhe mund të përdoret edhe si sensor për zjarret. Struktura mund të dërgojë një sinjal kur nxehtësia rritet së tepërmi. Mendoni një spital shumë të madh, të themi se në një pjesë të tij ra zjarr. Betoni inteligjent mund të dërgojë mesazh në celularin e punonjësit përkatës menjëherë me rritjen e nxehtësisë në beton. Nga ana tjetër, ky beton është i ndjeshëm edhe ndaj lagështisë. Ai regjistron hyrjen e lagështisë në beton” tha shkencëtari turk, Egemen Teomete.