Kolonët ekstremistë hebrenj kryejnë sulme të shpeshta ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar
Kolonët hebrenj ekstremistë bastisën një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku vandalizuan disa makina të palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ghassan Daghlas, kreu i çështjeve të vendbanimeve kolone hebreje në Autoritetin Palestinez me qendër në Ramallah, tha për AA se një grup kolonësh kanë sulmuar fshatin Asira al-Qibliya në jug të Nablusit, ku kanë prerë gomat e 20 automjeteve në pronësi të palestinezëve.
Kolonët ekstremistë hebrenj kryejnë sulme të shpeshta ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas të vlerësimeve izraelite, rreth 430.000 kolonë hebrenj aktualisht jetojnë në vendbanimet ilegale në gjithë Bregun Perëndimor, ndërsa 220.000 të tjerë në vendbanimet në Kudsin Lindor.