Ismail Ridvan, nënkryetar i bordit drejtues të Aksa TV, tha se presin ndihmë nga e gjithë bota nën një fushatë me moton “ta themelojmë me mbështetjen tuaj” për të ndërtuar një qendër të re për televizionin
Televizioni Aksa, i cili u shkatërrua plotësisht si pasojë e sulmeve izraelite me raketa, kërkoi ndihmë për të rindërtuar objektin, raporton Anadolu Agency (AA).
Ismail Ridvan, nënkryetar i bordit drejtues të Aksa TV të Hamasit, në një konferencë shtypi të mbajtur në rrënojat e ndërtesës së televizionit të rrëzuar me raketa, tha se presin ndihmë nga e gjithë bota nën një fushatë me moton “ta themelojmë me mbështetjen tuaj” për të ndërtuar një qendër të re për televizionin.
Objekti i televizionit Aksa u rrënua më 12 nëntor kur Izraeli ndërmori një sulm me raketa në Rripin e Gazës.