11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Vatikani zyrtarë e përsëriti atë që kishte thënë më parë, Skënderbeu është Atlet i Krishterimit!

Më të lexuarat

Historia jonë kombëtare po mbetet edhe pa Skënderbeun, na e mori Vatikani!

Derisa shqiptarët kudo në botë po pritnin që 550 vjetori i Skënderbeut të kremtohej në Sheshin e Tiranës, të flitej e të këndohej shqip dhe në tokën e shqiponjave, ndodhi ajo që më së paku shqiptarët myslimanë e kishin pritur. Papa i Vatikanit e përsëriti qëndrimin e dikurshëm të Vatikanit zyrtarë tij të dikurshëm; Skënderbeu është Atlet i Krishterimit.

Kështu, një grumbull pelegrinësh shqiptar që shkuan në Vatikan, i ndejën gatitu Papës Françesku përderisa ai u tha: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka mbrojtur me kurajë vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, deri në atë pikë sa meritoi titullin Athleta Kristi”. Dhe, natyrisht, për shkak të protokollit dhe për nder të Papës, pelegrinët shqiptarë, ku në mesin e tyre ishte edhe koka e hoxhallarëve të Shqipërisë, duartrokitën. Dhe atë, me frenetizëm.

Siç mëson Kosova Post nga Zëri i Amerikës transmetuar nga Vatikan News, Ati i Shenjtë i botës katolike megjithatë nuk la pa e lavdëruar Shqipërinë. Me bindje të thellë ai u tha pelegrinëve shqiptar, e nga andej mbarë kombit tonë se, “Shqipëria është një tokë antike dhe me histori të lavdishme. Ajo është pjesë integrale e Evropës. Përmes traditave të saj më fisnike Shqipëria dokumenton origjinën e qytetërimit të saj!”.

Pyesim, për cilin qytetërim e kishte fjalën Papa Françesku, Vatikani zyrtarë? Po pyesim këtu nëpërmes këtyre rreshtave, jo Papën, por historianët tanë. Historinë tonë kombëtare. Kush ishte Skënderbeu; Atlet i Krishterimit, apo simbol i qëndresës dhe i civilizimit shqiptar?

A po duhet që historia jonë të shkruhet nga fillimi, sidomos e periudhës së Skënderbeut? A do të duhej të largoheshin e të griseshin faqe të tëra nga librat e historisë sonë që e mësuam nëpër shkolla, që e mësojnë ende fëmijët tanë se Skënderbeu ishte simbol i shqiptarëve pa dallim feje, që nuk kishte të bënte me Krishterimin e as me Islamin fe, por me kombin shqiptar? Apo, do duhet që historianët tanë t’ japin përgjigje Papës në Vatikan, e të thonë se Papa ka gabuar, se historia jonë nuk e thotë atë që e tha Vatikani? Kosova Post këtu nuk ka përgjigje të gatshme. Përgjigjen e presim nga elita intelektuale shqiptare, para së gjithash, nga historianët shqiptar!

E dimë se do ta kenë vështirë historianët tanë. Sepse kësaj radhe kishte folur Papa. Papa i cili gjatë takimit, të pranishmëve ua kujtoi faktin se gjatë epokës së Perandorisë Otomane, Skënderbeu ka patur marrëdhënie me 5 papa: Eugjenin e Katërt, Nikolonë e Pestë, Kaliston e Tretë, Pion e Dytë dhe Palin e Dytë. Dëshmi e kësaj është se edhe në ditët e sotme, në një pallat pranë selisë presidenciale të Italisë ndodhet një afresk që portretizon heroin shqiptar.

“Pak herë në histori një individ i vetëm ka mishëruar në mënyrë kaq të qartë dhe në masë kaq të madhe virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë të kuptosh shpirtin e tij pa u fokusuar tek parimet dhe vlerat që mishëruan këtë personazh unik”, ka thënë Papa.

Kështu, duke thënë se shembulli i Skënderbeut, “shprehu në mënyrë të lavdërueshme karakterin shqiptar”, Vatican News transmeton se Papa vuri në dukje “klimën e respektit dhe besimit të ndërsjellë” ndërmjet katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve shqiptarë. Kjo, tha ai, tregon se bashkëjetesa paqësore e qytetarëve që u përkasin feve të ndryshme është një rrugë e zbatueshme që prodhon harmoni dhe çliron forcat më të mira dhe krijimtarinë e një populli të tërë, duke transformuar bashkëjetesën e thjeshtë në bashkëpunim dhe vëllazëri të vërtetë”.

Historia jonë paskësh qenë tjetër fare. Tjetër fare ua paskemi mësuar fëmijëve tanë, e tjetr fare paskësh qenë në realitet. Historianët tanë duhet të na thonë të vërtetën. Të shkruajnë germë për germë për të gjitha ato që na paskëshin mashtruar.

Përndryshe, si mund të kërkohet prej hoxhallarëve, prej besimtarëve mysliman shqiptar t’i përkulen një figure që paskësh luftuar kundër fesë së tyre, që paskësh qenë Atlet i Krishterimit, e jo figurë unifikuese e gjithë kombit shqiptar?

Historian, dilni e folna, na thuani të vërtetën!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit