-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shpërndaji postimet e mira

Më të lexuarat

Bekir HALIMI

 

Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

Të dashur miq!

Rrjetet sociale kanë për qëllim afrimin e njerëzve mes vete dhe lehtësimin e komunikimit. Realisht ata bëjnë edhe shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave. Kjo pa dyshim se është një gjë e dobishme në përgjithësi.
Në këto rrjete sociale njerëzit hyjnë me qëllime të ndryshme dhe sipas qëllimit të tyre edhe do të shpërblehen ose ndëshkohen.
Në këto rrjete sociale hyjnë kategori të ndryshme të njerëzve, të ditur dhe të paditur, njerëz aktiv dhe njerëz pasiv, me pozitë dhe të thjeshtë, të pasur dhe të varfër, femra dhe meshkuj, të ri dhe pleq, etj.
Njerëzit rrjetet e tyre sociale i ndërtojnë mbi baza familjare, besimi, ideologjie, politikë, parti politike, objektivi, grup pune, interesi, biznesi, promovim të traditave, etj.
Secili prej nesh fillimisht duhet të analizon qëllimin e hyrjes në këto rrjete sociale, pastaj objektivin nga këto rrjete sociale, mënyrat e promovimit të asaj që posedon, dhe ndryshimin të cilin e synon te vetja dhe te tjerët.
Prej formave më të lehta të ndikimit pozitiv dhe përfitimit të Kënaqësisë së Allahut është postimi i gjërave të dobishme ose shpërndarja e postimeve të dobishme të hoxhallarëve eminent dhe të mirënjohur në vendet tona shqiptare.
Nga ana tjetër prej formave më të lehta të ndikimit negativ dhe fitimit të Hidhërimit të Allahut dhe ndëshkimit nga Ai është postimi i gjërave të dëmshme mbi besimin Islam dhe imorale ose shpërndarja e materialeve të tilla tek ai rreth me të cilin je socializuar.
Andaj ju kisha sugjeruar që të keni parasysh porosinë e Profetit të fundit, Muhamedit, lavdi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te, ku thotë:

“Ai që ia tregon tjetrin një të mirë, merr shpërblimin sikur të kishte bërë atë të mirë”. Tirmidhiu, sahih.
Dhe thotë:

“Ai që thërret në udhëzim, iton shpërblimin e kësaj vepre dhe shpërblimin e atyre që udhëzohen duke mos ju pakësuar asgjë prej shpërblimit të tyre”. Muslimi

Duke i nisur nga këto hadithe mos përtoni të shpërndani të gjitha postimet e postuara nga hoxhallarët eminent, secili sipas njohjes me rrethin të cilit i poston (shpërndanë) diç prej ndonjë hoxhe të caktuar.

Vërejtje: insistoni në shpërndarje më shumë se sa për kopjim të postimeve për disa arsye:

1- Për tu edukuar në precizitet.
2- Për të atribuar diturinë pronarëve të vet.
3- Për të qenë ndikimi më i madh.
4- Për të njoftuar rrjetin tënd me ndonjë hoxhë eminent në vendet tona.
5- Për të penguar kaosin që krijohet në rrjetet sociale me postimin e i citateve të huaja dhe përsëritjen e tyre nga shtresa dhe njerëz të ndryshëm në një cikël të pakufishëm deri sa të bëhet i bezdisshëm dhe i pavlerë.
Allahun e lusim të na furnizoje me dituri të dobishme, vepra të mira dhe furnizim hallall! Amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit