-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

E keni humbur betejën për lënien e duhanit? Provoni këto mënyra

Më të lexuarat

Nëse dëshironi të lini duhanin, mund të bëni ndryshime  të vogla në stilin tuaj të jetesës që mund t’ju ndihmojë të rezistoni tundimit për t’a ndezur një cigare.

Autoritetet britanike të shëndetit u vijnë në ndihmë, me këto këshilla:

Mendoni pozitivisht. Ju mund të jeni përpjekur ta lini duhanin para dhe nuk ka funksionuar, por ju nuk duhet të dorëzoheni. Kthehuni në të shkuarën tuaj dhe kujtoni mësimet që keni marrë nga përvoja juaj dhe mendoni se si mund ta realizoni vërtet këtë gjë.

Bëni një plan për ta lënë atë. Bëijini një premtim vetes tuaj dhe përcaktoni një datë në kalendar. Ndodh që “mbështetja ndaj rregullave jo tërheqëse” mund t’u ndihmojë me të vërtetë.

Zbuloni kur keni nevojë për cigare. Bëni një planifikim ditor për të parë se sa të shpeshtë e keni brenda një dite konsumimin e cigareve. Kjo mund t’ju ndihmojë për të ulur nga dita në ditë shpeshtinë e ndezjes së tyre.

Kërkoni ndihmë për të lënë duhanin. Nëse miqtë ose anëtarët e familjes dëshirojnë të heqin dorë, ju ofroni mbështetjen tuaj. A e dini se ju keni deri në 4 herë më shumë gjasa për ta lënë me ndihmën e ekspertëve online dhe këshillat nga rrjetet sociale?

Mbani duart dhe gojën të zënë. Terapia zëvendësuese e nikotinës (NRT) mund të dyfishojë gjasat për sukses duke mbajtur çamçakëz me vete apo karamele ose biskota me drithëra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit