-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Muslimani që shpëtoi pengjet në marketin hebre në Francë pritet si hero në Mali

Më të lexuarat

Lassana Bathily nga Mali i cili shpëtoi 15 pengje në sulmin terrorist organizuar në një market hebre në kryeqytetin francez, Paris, pritet në vendin e tij si hero, raporton Anadolu Agency (AA).

Bathily i pritur nga një delegacion shtetëror i kryesuar nga Presidenti i vendit, İbrahim Boubacar Keita u shpreh se është i lodhur por është shumë i lumtur që më në fund është pranë familjes së tij.

Ministri i Brendshëm i Malit, Şeikna Kamissoko i cili ishte në delegacionin që prsinin Bathily-in u shpreh se veprimi i tij me qetësi ndaj një ngjarje që mund edhe ti merrte jetën ishte për tu ndjer krenar.

Lassana Bathily para se të shkojë në vendlindjen e tij pritet të takohet edhe me Ambasadorin e Francës në Mali, Gilles Huberson.

Antentatori Amedy Coulibaly i cili vrau një polic më 8 janar një dit më pas sulmoi një market hebre në të cilin mori peng punonjësit e këtij marketi. Ndërkohë që katër persona mbetën të vrarë nga sulmuesi, 15 të tjerë u shpëtuan nga Lassana Bathily i cili me një gjakfothtësi të madhe arriti ti fshihte ata në dhomën figoriferike të marketit.

Lassana Bathily-it para një jave në shenjë rrespekti dhe nderimi Franca i akordoi nënshtësinë e këtij shteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit