0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Terroristi Breivik i vë kushte gjykatës

Më të lexuarat

Anders Behring Breivik, personi që vrau 77 persona në një sulm të motivuar nga racizmi në korrik 2011 në Norvegji, do të pranojë vendimin që do të marrë gjykata për të vetëm nëse do ta shpallet mendërisht i shëndetshëm.

”Monstra” ka pranuar më parë të gjitha akuzat për vrasje, por mohon përgjegjësinë kriminale.

Ai është duke u gjykuar prej disa javësh, ndërsa gjykata do të shprehet për gjendjen e tij mendore vetëm në fund të procesit, pasi dy ekspertiza të mëparshme kanë arritur në vendime kontradiktore.

Nëse do të shpallet mendërisht i aftë, Breivik do të dërgohet të vuajë dënimin që do t’i caktohet në një burg të sigurisë së lartë. Në rast se do të vendoset se ai vuan nga çrregullime mendore, atëherë do të dërgohet në një çmendinë për kurim.

Gjatë gjykimit, Breivik ka deklaruar se është një ofendim për të dhe kauzën e tij që të konsiderohet si i çmendur, ndërsa ka përsëritur disa herë se ka përgatitur sulmin me vetëdije dhe qetësi të plotë.

Gjithashtu, ai ka ironizuar me mundësinë e dënimit me burgim, duke thënë se për krimet që ka kryer, dënimi i vetëm i përshtatshëm është vdekja ose në rast të kundërt, duhet të lihet i lirë.

33-vjeçar, Breivik vrau 77 persona një vit më parë, nëpërmjet vendosjes së një bombe në kryeqytetin Oslo, që shpërqendroi policinë përpara sulmit kryesor në një ishull ku ishte vendosur një kamp i rinjsh i një partie në favor të multikulturalizmit në Norvegji./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit