Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kush hiqet se ka parë një ëndërr, të cilën në të vërtetë nuk e ka parë, do t’i kërkohet të lidhë nyje dy kokrra elbi, gjë të cilën ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë kurrë.
Në qoftë se dikush përgjon bisedën e disa njerëzve pa pëlqimin e tyre, atëherë atij do t’i derdhet plumb i shkrirë në veshë Ditën e Gjykimit.
Ai që bën një figurë frymorësh, do të ndëshkohet t’i fryjë asaj shpirtin (Ditën e Llogarisë), gjë të cilën ai nuk do të jetë kurrë në gjendje ta bëjë.”
(Buhariu 7042)
Pra bëni kujdes, kjo gjë është goxha e shprehur tek populli shqiptar