0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Paratë e drogës shkojnë për partitë në Shqipëri”

Më të lexuarat

Shefja e Policisë së Gjenevës, Monica Bonfanti, ka thënë se një pjesë e madhe e përfitimeve nga krimi i organizuar, dërgohen në vendet e tyre të origjinës, në mënyrë ilegale, madje edhe për parti politike. Një pjesë e madhe e fitimeve të këtyre parave të fituara nga droga shkojnë në adresë të partive politike në Shqipëri.

Bonfanti ka thënë se në Zvicër ekziston një “komuniteti kriminal multietnik”. Sipas saj, në krimin e organizuar janë të përshirë banda të komuniteteve të ndryshme, ku një numër i madh janë edhe nga radhët e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova por edhe nga Maqedonia.

Sipas policisë zvicerane, nëse shikohet origjina e personave të arrestuar dhe atyre të burgosur të cilët janë kryesisht nga vendet e Ballkanit, mund të konstatohet se Zvicra, sikur edhe disa vende të BE-së, janë bërë viktimë e liberalizimit të vizave të këtyre vendeve me zonën Shengen, gjë e cila po shfrytëzohet nga disa persona. /F.S/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit