3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjuriq: Bisedime për Trepçën, përgjegjësi nga ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë secili që mendon se Serbia nën çfarëdo rrethane do të heqë dorë nga lufta për Trepçën, pasurinë e vet, për të drejtat e popullit të vet në Kosovë, ka vetëm iluzione.

 

Gjuriq ka thënë se në Bruksel më 9 shkurt do të bisedohet për krijimin Asociacionit serb të Komunave si dhe për çështjen e pasurisë dhe jo vetëm për Trepçën, por edhe “për shumë pasuri të tjera esenciale për jetë”.

 

“Zgjidhja e çështjes së pasurisë është pjesa esenciale e normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

 

Marko Gjuriq duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të ndërrohet ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë se Serbia do stabilitetin e Kosovës dhe këtë anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës duhet ta përmbushin.

 

“Nëse anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës nuk japin rezultate të këtë segment, ndoshta edhe dikush nga Beogradi do të kërkojë përgjegjësi”, ka theksuar Gjuriq.

 

Marko Gjuriq ka pasur ndikimin kryesor në emërimin e ministrave serbë në Qeverinë Kosovës. Ai për këtë, në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës, kishte qëndruar në Prishtinë dhe kishte zhvilluar takime e biseda me përgjegjës të Kosovës.

KOHA.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit