6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

QKUK: Ndihmë mjekësore kërkuan 170 të lënduar

Më të lexuarat

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës bëhet e ditur se ditën e djeshme, më 27.01.2015, rreth orës 13:00 kanë filluar të vijnë rastet e para, në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve në protestë.

Në tërësi ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar.

Stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika.

Vlen të theksohet se furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë e po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek Rezonanca Magnetike.

Duke parë situatën dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, ka formuar Shtabin emergjent për menaxhim të situatës me këtë përbërje: Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK, Dr. Basri Lenjani, Drejtor i Shërbimit Klinik Emergjent, Dr. Rifat Bajrami, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, Dr. Saudin Maliqi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Dr. Blerim Syla, Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Lirije Beqiri, koordinatore nacionale për infermieri SHSKUK, Mexhide Sojeva, kryeinfermiere e Shërbimit Klinik Emergjent, Fëllënza Spahiu, kryeinfermiere e Klinikës së Kirurgjisë

 

Shtabi emergjent vlerëson dhe konstaton se situata është menaxhuar mirë, falë përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë.

 

Nuk ka raport për të lënduarit eventualë të cilët mund të kenë kërkuar ndihmë nëpër ambulanca të qytetit./KOHA.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit