Sipas një studimi të publikuar në tetor 2005, është zbuluar se punëtorët përafërsisht kalojnë 11 minuta në një punë të caktuar përpara se të shkëputen. Pas shkëputjes duhen 25 minuta për tu kthyer në punën e lënë. Problemi është më i madh duke patur parasysh se njerëzit ndërrojnë aktivitetin e tyre mesatarisht cdo 3 min, ose duke folur në telefonë, duke folur me kolegë, duke shkruar sms etj. [i]
Ambienti i punes dhe jetës në kohën në të cilën jetojme është i ngarkuar më shumë gjëra që e shkëpusin vëmendjen në drejtime të ndryshme dhe si rezultat jemi me pak efektive në punën tonë të përditshme.
Nga një studim i bërë në SHBA është ardhë në përfundim se shpërqendrimet e punëtorëve në ambientin e tyre të punës, mund ti shkaktojnë disa bizneseve humbje deri në 10 milion dollar.
Sa prej juve ju ka ndodhur që përderisa jeni duke e shkruar një imeil me rëndësi të ju bie telefoni, të pranoni një imeil ose sms. E gjithë kjo rezulton me humbje të vëmendjes dhe ju kushton në kohë të gjatë derisa të ktheheni prap në punën e mëparshme.
Ose derisa jemi duke u përgaditur për provimet e tuaja, dhe në ndërkohe pranoni telefonata, imeila ose sms (sidomos nëse pranoni ndonje sms nga i fejuari/fejuara), do të jetë pengesë shumë e madhe në përqendrimin tuaj.
Një studim tjetër i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i publikuar nga revista javore angleze “New Scientist” zbuloj se fluksi i vazhdueshëm i e-mailave, telefonata dhe mesazheve të çastit të pranuara nga punëtorët modern mund të zvogëlojnë koeficientin e intelegjecës se tyre më shumë se tymosja e marihuanës, sugjeron kërkime në Mbretërinë e Bashkuar.[ii]
Nuk janë faktorë vetëm palët e treta
Nga një studim i bërë në SHBA është vërejtur se rreth gjysma e shpërqendrimeve gjatë punës ndodhin si rezultat i veprimeve të vet punëtorit. Sa prej juve ju ndodhe që derisa jeni duke punuar në një raport apo duke punuar në pasqyra financiare etj., të hapni dhe të shikoni imeilin përsonal, ose të shfletoni një portal apo gazete online etj. E gjithë kjo shkon në dëm të përqendrimit tuaj.
Pra jo gjithmone janë të tjerët fajtorë për shpërqendrimin tonë.
A ka raste kur shpërqendrimi është pozitivë?
Nëse shpërqendrimi përshtatet me qështjen në të cilen jeni duke punuar ose studiuar, atëhere kjo mund të jetë pozitive. Nëse jeni duke punuar ose studiuar në një ceshtje të caktuar xdhe vjen dikush dhe ju pyet dicka që lidhet me atë që jeni duke punuar, atëherë kjo do të lehtesoj zgjedhjen e ceshtjes në të cilën jeni duke punuar.
Përqendrimi është një burim i kufizuar
Cdo herë që ju e përqendroni vëmendjen tuaj ju përdorni një dozë të caktuar të glukozës dhe burime tjera metabolike. Si rrjedhoje me kalimin e kohës pasi cdo pune që e bëni, edhe efektiviteti juaj në punë shkon duke rënë, kjo vlenë sidomos për punët që kërkojnë një koncentrim me të lart. Rezultati, vendime jo kualitative, me pak ide kreative në punë, ngarkesë më a larte psiqike etj.
Si të adresohet një problem i tillë?
Në shumicën e rasteve gjysma e zgjedhjes qëndron në identifikimin e problemit. Pra pasi të kemi identifikuar një problem dhe të kemi kuptuar burimin e tij, atëherë edhe trajtimi është më i lehtë.
Ne rastin konkret, pasi të kemi kuptuar se cfarë e shpërqendron punëtorin në punën e tij, duhet të merren të gjitha masat për të eliminuar burimet e shpërqendrimit.
Pra nëse dëshirojmë që të kryejm një punë të caktuar, atëherë duhet të shkyqen të gjitha burimet e shpërqendrimit sic janë, telefoni dhe internet etj. Vetëm në këtë menyrë do të sigurohet një përqendrim masksimal qoftë në punë apo studime.
Kjo mund të duket e lehtë në teori, mirepo zbatimi i saj në praktikë kërkoni një përkushtim të madh/ vetdiciplinë.
· Punët e komplikuara të bëhen në mëngjes
Nisur nga ajo që u tha me lartë në mënyrë që të sigurojmë një punë sa më produktive, të mundohemi që punët për të cilat nevojitet koncentrim të bëhen në mëngjes pasi kemi më lehtë që të përqendrojmë vëmendjen tonë në atë që e bëjmë.
· Delegimi i punës
Punët të cilat nuk janë të komplikuara, pra të cilat mund të realizohen edhe nga kolegët me më pak përvojë duhet të delegohen. Kjo do të na ndihmojë që përqendrimin tonë ta ruajmë për punët më të rëndësishme.
· To do list
Ju ndodhë shpesh që pasi të keni filluar punën në një projekt të caktuar, të ju thirr dikush në telefon, apo të pranonin një imeil më një punë të re. Nëse ju vendosni një list të punëve që do të bëni gjatë një dite, mundohuni që ti përmbaheni asaj liste. Nëse dikush kërkon një punë tjetër nga ju, atëherë duhet të shpjegoni se keni një punë që jeni duke e kryer dhe se do ta kontaktoni prapa pasi ta keni përfunduar. Pra esenca është që të fillohet me një punë të re pasi të keni përfunduar me të vjetrën. Nëse ndodhe e kundërta, pra që të kemi kalimin nga një punë në tjetrën, kjo do të ulë produktivitetin dhe do të shtojë stresin e punëtorit.
Gjithashtu një cështje me rëndësi është që të caktohet koha brenda të cilës do të kryhet puna. Kjo do të ju ndihmoj që të jeni më të përqendruar në punën që e bëni.
· Merrni një pushim
Në një studim të realizuar në SHBA[iii] është rishikuar stili i jetës së 17,000 burrave dhe grave për një periudhë prej 13 viteve. Shkenctarët kanë zbuluar se 54% e këtyre njerëzve ka gjasa të vdesin nga sulmi në zemër. Arsya, pasi këta njerëz qendrojnë ulur për pjesën më të madhe të ditës në punën e tyre. Një enzime (LPL) [iv] është përgjegjës për shëndërrimin e yndryrës në gjak dhe kthimin e saj në energji.
Kur njerëzit qendrojnë ulur, atëherë nivelet e LPL-së ndodhin që të bien sipas Mark Hamilton, profersorë i shkencave biomedicionale në Universitetin e Mizurit. Rezultati, qelizat e yndyrës ndërtohen dhe kjo rezulton pastaj në më pak energji. Këshilla, merruni me aktivitete fizike gjate ditës suaj.
Produktiviteti nuk matet me sa orë qendroni në tavolinë, mirepo sa punë kryeni gjate kësaj kohe pa sakrifikuar shendetin tuaj.
Disa sugjerime se cfarë të bëhet në pushim: një shetitje shkurter (10-15 min) nëse kjo është e mundur, përgaditja e një kafeje pasi ne bazë të studimeve është ardhë në përfundim se kafeje ndihmon në përqendrim gjatë punës sonë etj.
Pushimi sipas teknikës Pomodore
Një teknik e menaxhimit me pushimet është edhe ajo që quhet Pomodoro[v]. Si funksionon kjo teknik:
Vendos punën që do të punosh, pastaj caktoje pomodoren (kohen) në 25 min. Betoju vetes se asgje nuk do të bësh në ndërkohë përgjatë këtyre 25 min dhe se do të përqendrohesh vetëm në punën e zgjedhur. Nëse në ndërkohë iu bjen në mendje ndonjë punë tjetër mbajeni shenim dikund mirëpo mos filloni punën tjetër.
Pas 25 min, mundeni të merrni një pushim prej 5 min (kafe, shetitje e shkurtër, bëjë diqka relaksuese etj.). E njëjta të përsëritet 4 herë dhe pastaj merret një pushim më i gjatë 20 – 30 min. Gjatë këtij pushimi të gjatë truri juaj do të përdorë kohën për të absorbuar informatat e reja dhe për tu përgaditur për roundin e ri të “pomodoros”
· Bëjeni pushimin më një koleg/e
Një këshille tjetër në lidhje me pushimet është nëse këni shokë/kolegë në pushime/pauza, pasi kjo ju ndihmon që të jeni më përkushtuar në pushimet tuaja
· Hani një frute N-G-A-D-A-L-E
Hani një mollë ose frutë tjetër mirëpo këtë bëjeni shumë ngadale.
Një veprim i tillë, mund të ju duket e mërzitshme në fillim, mirëpo pas disa minutave ju do të ndjehëni më të qetë dhe më pak të stresuar.