-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kontabiliteti

Më të lexuarat

KONTABILITET m. ek. fin.

1. Teoria e praktika e llogaritjes në të holla të vlerave ekonomike në prodhim, në shpërndarje dhe në konsum; mbajtja e llogarive për prodhimin, për shpenzimet e qarkullimin e mallrave në një ndërmarrje, në një kooperativë etj.; lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme për këtë teori e praktikë në disa shkolla të posaçme; bised. teksti që përmban këto njohuri. Libri i kontabilitetit. Teksti i kontabilitetit. 

Dha provimin e kontabilitetit. 

2. Degë e administratës që merret me këto llogaritje.

 

Kontabiliteti është disiplinë që merret me mbledhjen, përshkrimin, klasifikimin, dhe komunikimin e rezultateve financiare. Kontabiliteti si disiplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t’iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël.

Auditimi është disiplinë e ndërlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nën disiplina që janë: auditimi internal dhe auditimi eksternal.

Me auditimin eksternal nënkuptojmë analizën dhe kontrollin e të dhënave kontabël nga njerëz, grupe njerëzish apo institucione që janë nga jashtë kompania së cilës i bëhet auditimi. Ky lloj auditimi bëhet më së shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit për taksa dhe tatime si dhe nga investitorë të mundshëm në kompaninë që auditohet.

Me auditimin internal nënkuptojmë mbledhjen dhe analizën e të dhënave kontabël të kompanisë nga ana e njerëzve apo grupeve të njerëzve që cilët janë pjesë e asaj kompanie. Gjat këtij auditimi tentohet gjithmonë të arrihet një neutralitet i vlerësimit të të dhënave nga auditimi sepse këto të dhëna menaxhimit të kompanisë i ndihmojnë që të shohë nivelin në të cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive të tjera, qoftë krahasuar mes periudhave të ndryshme kohore të vet kompanisë ose krahasuar me planet e parakrijuara. Profesionisti që merret me kontabilitet quhet kontabilist. Në vendet tona si dhe në botë gjenden shumë trupa profesionale të kontabilitetit.

 

Historia e kontabilitetit

Të dhëna të dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtë kemi qysh nga kohët e lashta të njerëzimit gjat civilizimit të Sumerianëve në Mesopotamia, kur ata kishin nevojë të mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agrokulturore. Kontabilitet i thjesht është përmendur në Kur’an në Suretu El Bekare ajeti 282, gjithashtu kontabilitet i thjeshtë është përmendur në Bibël tek Mateu. 25:19.

Shkrimtari i shekullit të dymbëdhjetë Ibën Tejmija kontabilitetin e ka përmendur në librin e tijë Hizba (verifikim, kalkulim), e paraqitur një sistem i kontabilitetit i përdorur nga myslimanët kah mesi i shekullit të shtatë.

Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane Shembull më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të kontabilitetit është regjistruar gjat udhëheqjes së kalifatit të dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi. Sistemi kontabë i Omerit u shfrytëzua, me disa ndryshime, nga udhëheqësit mysliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane.

 

Llojet e kontabilitetit

Kontabiliteti financiar

Kontabiliteti i kostos

Kontabiliteti i projektit

Kontabilitet parandalues

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit