1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përshkrim tmerri: Çfarë duhet të vuajnë palestinezët që të shohin të afërmit e tyre të burgosur (FOTO)

Më të lexuarat

Një herë në muaj, mijëra palestinezë marrin autobusë të Kryqit të Kuq për të vizituar anëtarët e tyre të familjes të burgosur në burgjet izraelite.


Fatimja jeton në një fshat jashtë Hebronit. Në ditët e vizitave të burgut, ajo duhet të marrë dy vajzat e saj nga shtrati herët në mëngjes, për të kapur autobusin që e lë Hebronin në orën 6 të mëngjesit.

Një herë në muaj, mijëra palestinezë bëjnë udhëtimin e gjatë për në burgje të ndryshme në Izrael për t’u takuar me familjarët e tyre të burgosur.

“Në ato netë, unë mund të bie në gjumë, por jam vazhdimisht e shqetësuar se mos do të harroj diçka, lejen ose letërnjoftimin tim dhe do të humbasë vizitën”, thotë Mona Daraghmeh, e cila jeton në Tubas, një fshat në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Megjithëse mund ta shohë djalin e saj vetëm për 45 minuta dhe vetëm përmes një ndarjeje xhami, mungesa e vizitës mujore të burgjeve është një perspektivë e tmerrshme për Daraghmehin 70-vjeçe.

Familja e saj u përpoq ta ndalojë atë nga marrja e udhëtimit 12 orësh që përfshin orë pritjesh në pikat e kontrollit dhe një kontrolli të rreptë para se të hyjnë në burg.

“Ne madje u përpoqëm të gënjejmë atë duke thënë se ajo nuk e kishte lejen, por kjo nuk na ndihmoi aspak ta ndalim”, thotë vajza e saj Kheyreyeh.

Për pjesën tjetër të mbetur, Daraghmeh shkon për “vizitë” përmes letrave të vjetra, fotografive dhe librave, duke u përpjekur të mbushë boshllëku që lë mungesa e fëmijës së saj.

Më shumë se 100,000 njerëz nga Bregu Perëndimor i pushtuar, Gaza dhe Jerusalemi Lindor marrin autobusë të Kryqit të Kuq çdo vit për të vizituar të afërmit e tyre të ndaluar në Izrael, një e drejtë e dhënë për të burgosurit sipas ligjeve ndërkombëtare humanitare.

Palestinezët në Hebron blejnë ushqime dhe pije para se të hipin në autobusin e Kryqit të Kuq për një ditë të gjatë dhe të lodhshme që i pret.

Të afërmit e të burgosurve presin në një pikë kontrolli. Palestinezët kanë nevojë për leje për të hyrë në Izrael. Në ditë të ngarkuara si këto, kur qindra njerëz kanë marrë rrugën e tyre për vizitë në burgje, kalimi i një pikë kontrolli mund të marrë disa orë.

Vizitat e burgjeve janë fizikisht dhe emocionalisht të lodhshme, veçanërisht për të moshuarit. Mona Daraghmeh, 70 vjeç vuan nga tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti. Familja e saj u përpoq ta bindte atë që të mos shkonte, por ajo nuk do të heqë dorë nga mundësia e vetme që ajo ka çdo muaj për të parë djalin e saj.

Ndërmjet vizitave të saj në burgjet izraelite, Daraghmeh rilexon letrat që i ka shkruar djali i saj nga

Një grua palestineze që mban fotografi të fëmijëve të tyre për të ia treguar burrit të saj të ndaluar.

“Sa herë që shkoj të shoh djalin tim, nuk mund të mos mendoj se kjo mund të jetë e fundit,” thotë Kheiri Skafi, 76 vjeçe. Kheiri është në trajtimin e dializës dhe ka nevojë për një transferim të veçantë të ambulancës për të bërë udhëtimin. Një ambulancë palestineze e çon atë në pikën e kontrollit, ku pastaj e marrin ato to izraelit.

Udhëtimi i gjatë për shkuar në vizitë në burgje është veçanërisht sfidues për njerëzit me aftësi të kufizuara. Muhammad al-Hreimi, nga Bethlehem, ka nevojë për një taksi të veçantë për të qenë në gjendje të vizitojë djalin e tij të ndaluar.

“E solla vajzën tonë të porsalindur në një nga vizitat, ia tregova burrin tim përmes xhamit, ishte e vetmja herë në jetën time që e pashë të qaj”, thotë Umayma Sawalha, nga Nablus.

Një autobus me familjet e të burgosurëve që largohen nga Ramallah. Ata do të duhet të kalojnë pikat e kontrollit në këmbë dhe të marrin një autobus izraelit në anën tjetër.

“Unë e vonojë ditën për vizitn ngase ndjehem bosh më pas, kur telefoni është i shkëputur, trokas në dritare,  nuk mund ta shpjegoj këtë ndjenjë dhembje”, thotë Imani nga Hebroni, në takimin me bashkëshortin e saj të burgosur.

“I mbaj të gjitha rrobat e tij, letrat e tij, një batanije të vjetër”, thotë Imani.

“Kur fillova të humbasë shikimin tim, nuk deshta ti tregoja djalit tim, unë nuk desha që ai të shqetësohej, thjesht pretendojsha se mund ta shihja atë kur shkova në vizitën e burgut”, thotë Um Nasser. Vajza e saj më vonë i tha vëllait të saj të burgosur për përkeqësimin e shëndetit të nënës së tyre.

“Unë përpiqem t’i shtoj kaq shumë gjëra në ato 45 minuta. I them atij gjithçka që ndodhi, se si secili prej fëmijëve po ecën në shkollë”, thotë Maysoon Salmeh nga Nablus. Ajo kujdeset për gjashtë fëmijët e saj vetëm pasi që burri i saj është i burgosur.

“Gjëja më e vështirë për mua është që të i shpjegoj të gjithë këto për fëmijët e mi”, thotë Sondos./KohaIslame.com/

Përshtati: Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit