Rreth 76 shtete i drejtojnë automjetet në anën e kundërt të rrugës dhe kjo praktikë besohet ta ketë origjinën në Romën e lashtë.
Pse disa vende ngasin në anën e majtë të rrugës kur pjesa më e madhe e botës nget në anën e djathtë të rrugës?
Romakët drejtonin karrocat e tyre dhe qerret me dorën e majtë, për të liruar të djathtën, në mënyrë që ata të mund të përdornin armët për t’u mbrojtur nga sulmet e armikut.
Kjo u transferua në Evropën mesjetare dhe në vitin 1773, qeveria britanike ndërmori disa masa për të miratuar ligjin e drejtimit të makinës në anën e kundërt.
Por pas revolucionit, Franca favorizoi të djathtën.
Sipas BI, Napoleon Bonaparti ishte mëngjarash dhe duke hipur në të djathtë ishte një taktikë e frikshme ushtarake.
Britania dhe Franca i sollën stilet e tyre të drejtimit të mjeteve në kolonitë e tyre përkatëse. Kjo është arsyeja pse shumë ish-territore britanike janë midis disa vendeve moderne që ngasin në anën e majtë të rrugës.
Në SHBA, drejtimi i makinës në anën e kundërt daton në shekullin e 18-të.
Vagonët e mallrave tërhiqeshin nga ekipet e kuajve dhe shoferët hipnin majtas, duke përdorur dorën e tyre të djathtë për të kontrolluar më lehtë kuajt.
Kështu u zhvendosën në të djathtë në mënyrë që shoferët të mund të shmangnin goditjet.
Përfundimisht, ka qenë pikërisht ana e majtë e rrugës, ana e duhur për lëvizjen e mjeteve por me shtimin e makinave dhe rritjen e trafikut global, shumë vende kaluan në të djathtë për t’u përshtatur me fqinjët, derisa ngeli vetëm një pakicë që zgjodhi mos të ndryshonte drejtimin e lëvizjes së makinave.