Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut një video ku shihet eskorta e kryeministrit Edi Rama teksa kalon sportelet në Rrugën e Kombit.
Berisha sulmon Ramën, ndërsa shton se ky i fundit nuk paguan asnjë qindarkë për të kaluar traun e autostradës, ndërsa shton se fut duart tek të varfërit e Kukësit.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/286223252018766/
“Per vete Kallam Deshtaku nuk paguan nje qindarke kurse fut duart e tij te zeza edhe tek me te varferit e Qarkut te Kukesit. Turp! sb”, shkruan Berisha, ndërsa në video shihet se eskorta kalon në korsin e lënë bosh. Kujtojmë se Rama të martën dhe të mërkurën qëndroi në Kukës, ku zhvilloi disa takime.