3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përderi sa politikanët Kosovarë e shajnë Turqinë, Serbia kërkon të përfshihet në projektin gjigand të “Rrymës Turke”

Më të lexuarat

Ministri i Minerareve dhe Energjetikës së Serbisë, Aleksandar Antic, duke bërë të ditur se “Rryma Turke” është e rëndësishme për tërë rajonin, tha: “Serbia është e gatshme të përfshihet në linjën gazsjellëse”.

 

Ministri i Minerareve dhe Energjetikës së Serbisë, Aleksandar Antic, duke bërë të ditur se “Rryma Turke” është e rëndësishme për tërë rajonin, tha: “Serbia është e gatshme të përfshihet në linjën gazsjellëse”.

Antic, në Forumin e Sigurisë së Energjisë së Evroazisë, që zhvillohet në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, u shpreh në lidhje me rëndësinë e këtij projekti, që do të përcjelli gazin natyror rus nëpërmjet Turqisë në Evropë.

Ai tha se projekti ka një rëndësi të madhe nga aspekti i sigurisë së energjisë së Ballkanit.

“Kalimi i rreth 10-15 miliardë metra kub nëpërmjet Turqisë në Bullgari, Serbi, Hungari e më pas në Austri, është një rast i madh nga aspekti i zhvillimit të sigurisë sonë të energjisë” tha ministri serb.

Ai tha se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në linjën gazsjellëse.

“Por kjo varet nga fqinjët tanë si Bullgaria dhe Hungaria” tha Antic.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se projekti duhet të përparojë në drejtim të Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit